Çukur/ Jamaç i bën dhuratë Azerit

Azer përgatitet të shkojë të marrë nënën e tij, nga shtëpia Jamaçit. Duke i besuar instiktit të tij, ai nuk merr asnjë àrmë me vete, pasi tashmë nuk e sheh Jamaçin me të njëjtin sy si përpara. Ndërkohë, Jamaç dhe Selim shkojnë në shtëpinë e tyre, para se Azeri të mbërrijë. Është hera e parë pas kaq shumë kohësh, që Jamaç arrin të hyjë në shtëpinë e tij, që pas vdékjes së Idrisit. Ai urdhëron Karaxhanë që të qëndrojë në dhomën e saj gjatë gjithë kohës derisa mysafirët të largohen.

Tashmë Azer ndodhet brenda në shtëpinë e Idris Koçovallës. Ai merr t’i puthë dorën Sulltanës, e cila nuk e lejon. Nëna e tij, gjatë gjithë minutave që qëndrojë aty, vetëm falenderon dhe lëvdon Jamaçin me të ëmën. Sulltana i tregon se shtëpia ka qenë dhe është e Idris Koçovallësë, edhe pse ai nuk jeton më. Ai e krijoi Çukurin për gjithë personat që nuk kishin ku të mbështeteshin, dhe ende sot, ato i presin mysafirët si mysafirë të Idrisit, e më pas të vetes së tyre.

Duke u ndjerë gjithë kohës në sìklet, nënë e bir ngrihen për t’u larguar që aty, ndërkohë që Karaxha vëzhgon nga larg. Jamaç i dhuron Azerit një palë tesbihe para se të largohet, duke i treguar se shpejt do e marrë vesh kuptimin e tyre. Sakaq, Jamaç po kujdeset edhe për Aliçon. Ai ka dërguar Xhelasunin dhe Meken të ruajnë Aliçon, derisa ai të normalizohet dhe t’i kthehet gjendjes së mëparshme.

Nga ana tjetër, Medet përfundon në bùrg, pranë Sadetin Vartollusë. Ky i fundit është i nevrikosur shumë me të, pasi i ka kërkuar të qëndrojë jashtë që t’i bëhet sy e vesh për sa kohë ai është brenda, por Medet sërish ka arritur të kryejë krìm të vogël qëllimisht,vetëm për të qenë pranë të vëllasë.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*