Çukur/ Efsun përballet me një sùlm të papritur

Akën telefonon Efsunin dhe i tregon për Jamaçin. E gëzuar shumë, ajo del nga shtëpia për t’u takuar me Jamaçin. Ky i fundit mendon se sùlmin ia ka bërë ajo vetë, por Efsun e mohon duke i thënë se nëse do donte ta vrìste, do e kishte bërë kur e ka patur përballë dhe kanë qenë vetëm. Megjithatë, ajo i kërkon që të takohen, pasi Jamaç i detyrohet asaj një shpjegim. Jamaç i ka premtuar se do t’i tregojë të gjithë historinë nga fillimi në fund se si kanë qenë punët me Bajkallin, babanë e saj.  Efsun mbërrin para Jamaçit në vendin e takimit por do pérballet me një sùlm të papritur. Dy makina, me stemën e Çukurit nga prapa do ndalojnë mu në vendin ku ndodhet Efsuni, duke qélluar me àrmë pa u ndalur.

Nga ana tjetër, Vartollu është ngritur peshë për të marrë hakun e Emresë. Pas një shérri të madh, ai arrin të marrë paratë që Emresë i takonin, për t’ia dorézuar familjes së tij. Mes shérrit, Kadir kishte mbetur shumë i plàgosur, dhe ende pa ardhur në vetëdije. Polìcët i lënë të dijë se sapo ai të përmirësohet, do tregojë se si ka qenë e gjithë çështja. Më pas kontrollojnë por nuk arrijnë të gjejnë asgjë në qelìnë e Vartollusë. Pas kësaj, Vartollu do kërkojë një takim me Medetin.

Arsyeja e takimit të Vartollusë me Medetin, janë paratë e Emresë. Vartollu ia jep fshéhurazi Medetit dhe i tregon se çfarë ka ngjarë me Emrenë dhe përse po ia dërgon paratë nënës së tij. Këtë bisedë,  Medeti do e bëjë edhe me Jamaçin. Ky i fundit vendos që t’i ndihmojë nënën dhe motrën e Emresë, të paktën ekonomikisht. Ai dërgon disa nga djemtë e lagjes për t’ua ndryshuar mobiliet dhe orenditë e vjetra të shtëpisë, me tërësisht të reja. Kështu, do ndihen sikur nuk e kanë lënë pas dore amanetin e Emresë apo edhe baba Idrizit i cili vetë e ka ndihmuar familjen e tyre.

Nga ana tjetër, Jamaç kërkon të takohet me Xhumalin për të diskutuar çështjen e Kenanit. Xhumali mendon se ai ka shkuar për ta kritikuar e për t’i dhënë mend se si duhet të veprojë për të dalë nga gropa ku kanë hyrë dhe as nuk e lë të flasë për t’u justifikuar. Më në fund, edhe Jamaçi fillon të flasë dhe e çudit duke i thënë se do i qëndrojë nga pas, e përkrah për çdo gjë dhe për më tepër, e ngàcmon duke i thënë se nuk quhet burrë nëse ndalon nga ku ka nisur. Ai duhet t’i shkojë punëve deri në fund. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*