Çukur/ Efsun viziton Vejselin

Pasi Salih i vendosi kushte drejtorit të bùrgut, ky i fundit nuk kishte nga t’ia mbante dhe i çoi në vend kërkesat e tij. Metin shkon për ta takuar Salihun. Salih, i kërkon që ta dëgjojë me vëmendje për porositë që do i japë pasi nuk kanë shumë kohë. Ai kërkon nga Metini që t’i tregojë Sadetit se ku ndodhet, si dhe ta mbrojë atë bashkë me djalin.

Azeri do telefonojë Akënin. Ai i ripërmend se i duhet t’ia çojë xhaxhain e tij, Jamaçin. Akën i thotë se tashmë e ka kuptuar detyrën e tij dhe mbyll telefonatën. Më pas, merr personat e tjerë për t’u thënë se e ka gadi mallin dhe do t’ua dorëzojë në mbrëmje, në po të njëjtin vend ku janë takuar herën e fundit. Por një surprizë do e gjejë Akënin. Ai shikon Azerin, bashkë me njerëzit e tij, që i hapin lùftë duke e lënë të vdékur Remziun, burrin që priste drògën nga Akëni.

Akëni ndodhet bashkë me shokun e tij. Ky i fundit i thotë se së fundmi, ka filluar të frikësohet nga ai. Por, Akën thotë se Azeri duhet të frikësohet më shumë, pasi është në dorë të Akënit se sa gjatë apo shkurt do jetojë. Pasi përfundon shérrin, Azeri thërret Akënin të dalë në fushë-betejë. Akën del, ballëlartë i shtrëngon dorën, por Azer i thotë se ky shtrëngim dore është për t’i sjellur Jamaçin.

Sakaq, një vizitë e çuditshme do ndodhë në dhomën e spitalit të Vejselit. Efsun, vajza e Bajkallit ka shkuar t’i thotë shumë gjëra që mban në mendje. Ajo fillimisht do i tregojë mbi ndodhitë me gjyshen e saj dhe Jamaçin, e më pas, duke folur me vete, do kujtojë lojën që i bënë dikur gjoja se Bajkall jetonte ende. Efsun, mendon se babai saj ka qenë shumë i drejtë dhe i mirë, ndaj dhe gjykon shumë ashpér sjelljen e familjes Koçovallë, ndaj tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*