Çukur/ Efsun ende e sheh Jamaçin si àrmik

Jamaç zgjohet në mëngjes në prehrin e Efsunit. Ai e falënderon që e pranoi në shtëpinë e saj, dhe i kërkon leje të largohet nëse ajo ka vendosur të mos e vràsë. Përveçse i jep leje të largohet, Efsun i lë të dijë se derën hapur do e ketë gjithmonë, mjafton të lajmërojë para se të shkojë. Jamaç e falënderon sërish dhe largohet. Pas largimit të tij, gjyshja Efsunit i kërkon llogari për veprimet që po bën duke mbajtur àrmikun si mysafir në shtëpi. Por, sipas Efsunit vlen ende shprehja ‘mikun mbaje afër, armikun edhe më afër’.

Nga ana tjetër, në lagjen e Çukurit, disa nga djemve ka vonuar t’u dalë gjumi, pasi kaluan një mbrëmje shumë më ndryshe nga herët e tjera. Xhumali kërkon të ketë të gjithë djemtë në lokal por shikon që Xhelasuni me Meken nuk ndodhen aty. Për këtë, ai pyet Kemalin i cili me sinqeritet i përgjigjet se ato të dy kanë shkuar të rregullojnë një punë të Vartollusë. Sapo dëgjon këtë, Xhumali acàrohet, por Kemal i tregon se kjo ka ndodhur me leje të Jamaçit. Sidoqoftë, Xhumali nuk është aspak dakord pasi e sheh Vartollunë si një person jashta familjes i cili i ka godìtur shpesh pas shpine.

Ato të dy kanë shkuar të presin daljen e Zijasë nga bùrgu. Duke i dalë përpara kushërinjve të Zijasë që ato të mos e shohin, Meke mhelasunin e detye Xrojnë të vishet si nuse e të futet në makinë, pasi i tregojnë se kanë ardhur me urdhër të Sadetin Vartollusë. Sapo largohen,kushërinjtë e mësojnë se çfarë u ndodhi para syve e nuk e kuptuan. Ato u vihen nga pas, dhe me pak vështirësi arrijnë t’i gjejnë. Zija u kërkon t’i dërgojnë të fala Vartollusë, pasi nuk do mund ta shohë kurrë më. Megjithatë, Xhelasun i kujton se Vartollu e gjen një mënyrë kur dëshiron të bëjë diçka, ndaj bën mirë të mos jetë shumë i sigurt në vetvete.

Sakaq, Aliço, i cili ka mësuar mbi hùmbjen e xhaxha Idrisit, vendos të shkojë pranë Jamaçit. Aliço i thotë se atij i ka vdékur njëherë babai, por kur mësoi hùmbjen e xhaxha Idrisit, ai e hùmbi babain për herë të dytë. Në fytyrën e Jamaçit, Aliço vëren se ai dëshiron të qàjë por e përmban veten, ndaj e fton të mos e mbajë dhìmbjen përbrenda por të qàjë me të madhe. I ndjerë si në shtëpinë e tij, Jamaç ul kokën në prehrin e Aliços dhe qàn me të madhe.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*