Çukur/ Dy àrmiqtë e Jamaçit bashkohen me njëri-tjetrin

Xhumali është i vendosur të marrë Karaxhanë nga shtëpia Azerit. Sado që téntojnë ta ndalojnë, ai shkon. Xhumali kërkon të marrë Karaxhanë pa dëshirën e saj, por ajo nuk pranon. Azeri thotë se ajo derë do jetë gjithmonë e hapur për Karaxhanë. Kjo e fundit sërish kundérshton Xhumalin, i cili shprehet se nëse nuk shkon me të, atëherë për të, Karaxha nuk është më nga familja Koçovallë. Sërish, ajo nuk pranon të largohet që aty. Karaxha futet brenda duke qàrë. Azeri e shikon në atë gjendje dhe e mbështet në gjòksin e tij.

Vartollu ndodhet ende në Gjermani, por tashmë pa asnjë para me vete, dhe pa USB-në. Ai gjen mbështetje tek një tjetër turk, i cili shfaqet i gatshëm ta ndihmojnë deri në hapin e fundit. Vartollu dëgjon që ai ka vënë të dëgjojë këngën ‘Mihriban’. Emri i nënës së tij ka qenë i njëjtë. Personi që u ofrua ta ndihmojë, ndan me të historinë se si e ka njohur nënën e tij, Mihribanin.

Pas refuzimit të Karaxhasë, Xhumali ka nevojë për diçka tjetër për të nxjerrë të gjithë nervat dhe acarimin e tij. Ai shikon që Jamaç po studion çështjen e Çagtaj Erdenetit dhe kërkon me doemos që të merret me të. Azer shkon pranë Çagtajit, për t’i treguar se nuk do jetë mbështetje për të në luftën që do ketë me Jamaçin. Çagtaj shprehet se nuk i intereson aspak pasi në sytë e tij, Jamaçi dhe ai nuk kanë asnjë ndryshim, por e paralajmëron të qëndrojë larg Efsunit.

Çagtaj kryen një takim edhe me Jamaçin. Lùfta mes atyre të dyve është tashmë mëse e hapur. Ajo që Jamaç nuk di, është personi që Çagtaj ka marrë pranë vetes. Jyxheli. Çagtaj i tregon Jyxhelit se nuk e kishte të vështirë ta gjente pasi deri më atë ditë, ai ka marrur gjithmonë çdo person dhe gjë që ka dashur. Nga ana tjetër, Nehir dhe Efsun takohen sërish. Çfarë po planifikon Efsuni?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*