Çukur/ Çataj fillon të dyshojë vdekjen e Jamaçit

Jamaç dhe Salih asnjëherë s’kanë qenë kaq të afërt dhe nuk kanë kaluar kaq shumë kohë pranë njëri tjetrit. Duke qenë se janë rritur larg në fëmijëri derisa janë bërë burra të pjékur e të mëdhenj, shumë gjëra nuk dinë mbi njërin dhe tjetrin. Ndaj, ky rast është shumë i veçantë për Salihun i cili është rritur larg të gjithëve, tërësisht i vetëm. Ai dëgjon me ëndje dhe shumë vëmendje gjithë historitë që Jamaçi ka për t’i thënë.

Ndër to, Jamaç i tregon disa herë kur është ndjérë shumë i vétmuar. Kur mbi kokë dhe familje i kanë rënë pròbleme dhe për të shpëtuar, Jamaçi ka vendosur t’ia mbàthë. Ai ka dëshiruar të largohet nga çdo gjë por nuk ka arritur dot. Sipas Salihut, ndonjëherë, për të qenë mirë, nuk mjafton të mendosh pozitivisht dhe të bësh mirë, por duhet të bësh disa gjëra të kéqia. 

Pasi largohen nga lokali ku ndodhen, të nesërmen, ato sërish vazhdojnë të jenë bashkë, duke mos u ndàrë për asnjë moment. Salih i lë të dijë Jamaçit se duke përfshirë edhe Medetin, askush nuk e di se ai është gjallë. Medeti, Selimi, Xhumali dhe Mahsuni, të gjithë mendojnë se ai ka vdékur. Salih i tregon planin që ka bërë me Mahsunin për ta shpëtuar nga duart e Çatajit dhe i shprehet se nuk e kupton se përse po e ndihmon.

Çataji vetë ndërkohë, pyet Fatihun se si vejnë punët në Çukur, veçanërisht me vëllezërit e Jamaçit. Fatih i tregon se Xhumali është ende duke i fshéhur, ndërsa Selimi rrjédhímisht ka mbetur i vetëm, pa Jamaçin. Çataji ka lënë rojtarë në lagjen e Çukurit, të cilët vështrojnë nga larg pa u vënë re. Ai pyet nëse Jamaçit i është bërë ceremonia e vàrrimit, por askush nuk ka parë e dëgjuar asgjë. Ai çuditet shumë dhe në atë moment merr një telefonatë nga Selimi i cili kërkon të dijë vendndodhjen e Jamaçit pasi nuk e beson vdékjen e tij.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*