Çukur/ Azeri dhe Karaxha pranojnë dashurinë

Jamaçi takohet me të gjithë vëllezërit e tij për t’i dhënë një zgjidhje të përbashkët problemit të Çatajit. Ai u tregon se Çataji ka futur drògë në Çukur ndaj duhet të veprojnë me të shpejtë. Fillimisht u kërkon të gjithëve të shkojnë fshéhurazi në Çukur por Xhumali ka fríkën e Damllës. Jamaç i premton se asaj nuk do i ndodhë gjë dhe se së shpejti ajo dhe Akëni do lirohen nga bùrgu. Ai u kërkon që assesi të mos dýshojnë në planet e tij dhe të mos ia bëjnë dysh fjalën, pasi ai i ka futur në këtë problem dhe është detyra tij t’i nxjérrë që aty.

Pa hùmbur aspak kohë, Jamaçi shkon menjëherë në komísaríat për t’i qëndruar pranë Akënit, ndërsa Vartollu duhet të zgjidhë çështjen e Damllës. Akënit i duhet një person tjetër që të marrë përsipër hapjen e vendit ku bëhen ndeshjet, dhe Damllës i duhet të vërtetojë nëse është firma saj në dosjet e të atit apo nuk është. Ato largohen për në shtëpi, në derën e të cilës i pret Sulltana. Ajo pyet Vartollunë nëse e ka kryer detyrën që i ka dhënë, dhe ai pohon çdo gjë. Ndàj, Vartollu hyn brenda dhe i bashkohet darkës së familjes, pranë Sadetit.

Nga ana tjetër, Xhumali dhe Selimi shkojnë pranë një të njohuri, Mustafasë. Ato duan që të vazhdojnë tregtinë e àrmëve sa më parë, pasi gjendja ekonomike e Çukurit është démtuar shumë së fundmi, por Mustafa përgjigjet se pas lajmeve të dhëna për Çukurin, njerëzit nuk duan të bashkëpunojnë me ta. Ndërsa mes Jamaçit dhe Nehirit fillojnë pròblemet e para. Ajo kërkon dijë se ku ka qenë gjatë gjithë natës që ka ikur nga dhoma, por Jamaçi i kujton se ajo ndodhet aty vetëm për ta mbrojtur atë dhe fëmijën që ka në bark.

Sakaq, Karaxha ende vazhdon të jetë në shtëpinë e Azerit. Të gjithë janë të shqetësuar pasi është larguar prej shumë ditësh dhe nuk i hap telefonin askujt. Karaxha e telefonon dhe Azeri përgjigjet menjëherë. Ajo i tregon se familja tij është shumë e shqétësuar për të, por Azerit i intereson nëse ajo është mérakosur gjithashtu. Karaxha e pranon dhe kjo gézon Azerin shumë. Ai kthehet në shtëpi dhe për herë të parë, i hap zemrën Karaxhasë, si dhe vendosin të shkojnë për darkë së bashku. Bisedën e tyre e dëgjon edhe nëna e Azerit.  

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*