Çukur/ Azer prek zemrën e Karaxhasë

Çagtaj, është personi me të cilin do takohet Jamaç për të diskutuar ndàrjen mes personave ndaj të cilëve Jamaçi po merr hàk. Ai është i thirrur në Stamboll nga gjyshja e Efsunit, Makbuleja. Ai thërret afganin që po e ndihmon së fundmi, për të mësuar diçka më tepër rreth Çagtajit. Sipas afganit, Stambolli dhe e tërë Turqia ngjan shumë me Afganistanin. Si në Afganistan, ashtu edhe në Turqi, ka pasur shumë të ardhur, që kanë tentuar të sundojnë, të cilët gjithnjë i kanë mpòshtur por nuk kanë mundur t’u fshijnë gjurmët. Në rastin e Çagtajit, afgani thotë se fisi tij ka më shumë se 4 breza, më shumë se 100 vjet që merren me çdo lloj pune të pístë.

Çagtaj shkon pranë Makbules dhe Efsunit. Ai pyet këtë të fundit mbi çdo gjë në lidhje me Jamaçin. Ajo i tregon gjëra të përgjithshme, tërësisht përciptazi. Makbuleja ténton t’i tregojë Çagtajit më tepër për Jamaçin duke e shfaqur atë si shumë të rrezíkshëm, por Efsuni nuk e lejon. Ajo e mbron Jamaçin duke mos e shfaqur aspak si àrmik. Ajo i kërkon falje Çagtajit për arin e vjedhur, por nuk i tregon kush e ka bërë.

Nga ana tjetër, në Gjermani, Vartollu ndodhet përballë kompjuterit, me USB-në në dorë, duke menduar nëse është i fortë të hapë ato pamje apo jo. Pranë tij ndodhet Medeti dhe Zijaja. Ky i fundit u ofron atyre çaj, të cilët i ka mbushur me ilaç. Vartollu dhe Medet zgjohen të nesërmen në mëngjes, dhe kuptojnë se Zija i ka vjédhur edhe USB-në edhe shumën e madhe të parave që fituan nga djali që nxorën jashtë Berlinit. Në kokën e Vartollusë do vijë edhe një problem tjetër; Sadeti ka hapur gjyq për t’u ndàrë.

Azer shikon Karaxhanë duke folur në telefon. Sapo ai afrohet, Karaxha mbyll telefonatën. Në sytë e saj, dallon lòt. Ai kërkon të dijë çfarë e ka bërë të lòtojë, dhe Karaxha zgjedh të flasë me të. Ajo ndihet keq që nëna saj nuk interesohet aspak që Karaxha po qëndron në shtëpinë e àrmikut. Azer flet me zemër në dorë, duke i treguar se çfarë mendon, dhe duke e ngushëlluar me sa mundet. Azer e pyet nëse ka nevojë diçka të cilën mundet t’ia plotësojë ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*