Çukur/ Azer mban péng Karaxhanë

Në shtëpinë e Azerit ndezin zjàrr, dhe Jamaç arrin të marrë nënën e tij pasi ia ka dalë të lùftojë me to. Rrugës për në Çukur, nëna Azerit e pyet nëse ai është shok apo armìk i të birit. Jamaç i përgjigjet se nuk e di ende, por e sigurt që shok nuk është. Ai e dërgon në shtëpinë e tij, dhe para se ta marrë brenda, i thotë Sulltanës se ajo është nëna e njërit prej personave që kanë të bëjnë me vdékjen e babait të tyre,por ndodhej e vetme në shtëpi dhe pa mbrojtje. Ndaj, është Sulltana ajo që vendos nëse do e pranojë si mysafire apo jo. Ato të dyja hynë brenda, dhe bashkë me anëtarët e tjerë konsumojnë darkën. Pas darkës, Sulltana gjen kohë të bisedojë me mikun, duke i treguar njëra tjetrës se si i kanë hùmbur disa prej personave më të shtrenjtë.

Sakaq, Azer ka mbërritur në shtëpinë e tij, dhe ka gjetur çdo gjë përmbys e shenja plùmbash. Ai telefonon Akënin pasi nuk ka kohë për të hùmbur. Me tu takuar me Akënin, i kërkon të dijë ku është malli Viktorit por Akën refuzon të flasë duke thënë se nuk e di. Azer vëren se Kutaj i bën me shenjë Akënin të tregojë,megjithatë largohet me të mirë nga Akëni. Sapo dalin jashtë, ai gòdet Kutajin aq fort sa i bie të fikët.

Kutaj shkon të nesërmen në mëngjes poshtë dritares së Karaxhasë dhe i kërkon të shkojë pranë tij. Më bindës se kurrë, ai i thotë se Akënin e kanë qélluar ndaj duhet t’i shkojë pranë. Ky është një kùrth për Karaxhanë e cila përfundon e detyruar në makinë të Azerit. Ai e dërgon në shtëpinë e tij dhe i betohet se ka shkuar për të folur me të mirë, jo për ta kércënuar me àrmë e as ndonjë gjë tjetër. Ai do vetëm të dijë përse ajo është ngatërruar me mallin e Viktorit dhe ku mund të jetë në atë moment. Në rast se i tregon, ai premton ta dërgojë menjëherë pranë shtëpisë së saj. Po, Karaxha i lë të dijë se nga ajo nuk do mësojë kurrë asnjë gjë.

Nga ana tjetër ndodhet Jamaçi me më të afërmit e tij, në kafenenë e përhershme. Ato po mundohen të deshifrojnë çfarë ka dashur të thotë Aliço me mesazhin zanor që ka lënë për Jamaçin. Sado që mundohen, ato nuk arrijnë të krijojnë asnjë fjali të kuptimtë. Pranë tyre shkon Ferati, i cili kupton gjuhën që ka përdorur Aliço në mesazhin e tij, dhe deshifron. Por ajo është thjesht një këngë fëmijësh. Djemtë ende nuk dinë çfarë të kuptojnë nga ai mesazh. Ndërsa vetë Aliço gjendet mes tòrturave të babait të tij. Ai e urdhëron të bëjë stërvitje ushtàri në oborr, në mes të shiut, derisa t’i bjerë të fikët. Pasi i bie të fikët, babai Aliços njofton rojet e tij se në asnjë mënyrë nuk duhet t’i japin Aliços as ujë dhe as bukë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*