Çukur/ Azer dhùnon keqas Kemalin

Pas shpëtimit nga kùrthet në të cilat kishin rënë, të gjithë dolën shëndoshë e mirë. Megjithatë, kërkimet për vajzat nuk mbaruan. Pas shumë vështirësive, ato që arrijnë të gjejnë garazhin ku mbahet vajzat e Çukurit, do jenë Kemali me Metinin. Ato të dy arrijnë të hyjnë brenda, të manovrojnë me njërin nga péngmarrësit dhe me vështirësi i marrin të gjitha vajzat. Duke mos patur zgjidhje tjetër,Kemali sakrifikon veten dhe mbetet i mbyllur brenda garazhit, pa mundësi daljeje.

Nga ana tjetër ndodhet Xhumali i plàgosur. Ai është shumë i lénduar dhe ka nevojë për gjàk. Grupi gjakut të Xhumalit përshtatet vetëm me gjàkun e Selimit dhe të Salihut. Selimi nuk mund të dhurojë për shkak të disa hapave që ka marrë, ndërsa Salih mundet. Edhe pse Xhumali nuk dëshiron, ai detyrohet të pranojë gjàkun e Salihut. Por përveç Xhumalit, është edhe Emmi shumë i lodhur dhe nevojtar për gjàk. E gjithë lagjia mblidhet pa e menduar aspak, dhe dhùrojnë gjàk për Emmin. Ato mbërrijnë në derën e tij për t’i dhënë mbështetje dhe për t’i treguar sa e duan.

Më pas, ato shkojnë në lagje, në kafenenë e përhershme. Njëri nga baballarët e vajzave i shpreh lodhjen e tij Jamaçit. Ai thotë se nuk kanë përse e durojnë gjithë këtë gjendje. Para se Jamaç të flasë, ndërhyn Salihu. Ai i tregon atij babai se sa persona nga familja ka hùmbur Jamaçi për të mbrojtur atë lagje, dhe se ai baba vetë e ka gjithë familjen shëndosh e mirë. Nuk vonojnë shumë dhe furgoni i mbushur me vajzat e Çukurit, mbërrin në vend.

Sakaq, Kemali ka mbetur në duart e Azerit. Ky i fundit nuk do ndjejë aspak mëshirë, dhe do e rrahë deri në shpërfytyrim. Ai telefonohet nga Jamaçi dhe bien dakord për të bërë shkëmbimin e Kemalit me Kadirin. Jamaçi urdhëron që Kadirin t’a lajnë e ta veshin si për festë, ndërkohë që nuk është aspak i vràrë sepse nuk e kanë dhùnuar. Në shkëmbim, Kemali është në gjendje të mjérueshme. Sidoqoftë, shkëmbimi bëhet pa asnjë të lénduar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*