Çukur/ Azer dhe Timsah bastìsin Çukurin

Jamaçi me gjithë të afërmit e tij, besnikët dhe më të dashurit e tij, vendosin të shkojnë Metinit në njërin nga lokalet e Çukurit. Metini ka mbërritur aty me kohë dhe vetëm pi teksa shikon fotografinë e Kemalit. Të gjithë mblidhen njëherazi dhe lòtojnë pa ndalim, për humbjen e të shtrenjtit të tyre. Ato kanë lënë dy karrige bosh, për Kemalin dhe baba Idrizin, dhe sjellin në mendje kujtimet më të bukura që kanë pasur me Kemalin.

Ndërsa në shtëpi ndodhet nëna Azerit si mysafire e paftuar, e cila qëndron përballë Sulltanës. Ajo i tregon Sulltanës për xhenazen që ka pasur vetë në shtëpi, djalin të cilin e hùmbi si pasojë e gjuajtjeve të Jamaçit. Si nëna, ajo thotë se duhet t’i ndalojnë djemtë e tyre, ndryshe ato nuk do dinë të ndalen asnjëherë, dhe kështu do kenë hùmbje të pa numëruara. Sulltana shpreh ngushëllimet për hùmbjen e të birit dhe pranon propozimin e saj.

Teksa Jamaçi me gjithë të tjerët ndodhet në lokal pranë Metinit, Azeri me Timsahun kanë filluar aksionet e tyre. Ato sulmojnë çdo lokal dhe pronë të Çukurit dhe familjes Koçovallë, duke i trémbur dhe bastìsur e duke u marrë mallrat. Kjo ndodh në mes të natës, që lajmi të mos shpërndahet menjëherë dhe të mos kenë mundësi të reagojnë në çast apo t’i mbrojnë.

Pasi largohet nga lokali, Aliço thërret Jamaçin. Në vendin e Aliços ndodhet Nehiri duke pritur Jamaçin dhe i vërsulet atij duke e fajësuar përse nuk ia ka hapur telefonin. Jamaç i tregon se ka hùmbur një person që e ka pasur njësoj si vëllanë e tij dhe ajo kërkon falje. Me shumë insistim, Nehir arrin të marrë Jamaçin për tu larguar nga mërzìa. Ato shkojnë në një klub, ku pijnë, kërcejnë e këndojnë derisa kalojnë në gjendje të déhur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*