Çukur/ Aliço i shkakton krìzë Jamaçit

Në tjetër mëngjes, Damlla zgjohet me një mision shumë të rëndësishëm. Ajo paraqitet në një rrobaqepësi si punëtorja e re, pasi i di problematikat aty. Sapo vjen drejtori, ai e fton të flasin në zyrën e tij për sigurimet dhe rrogën. Me të hyrë brenda, ai ténton të abùzojë séksualisht me Damllën, e cila e prìste diçka të tillë dhe vepron në kohë duke arritur t’ia thyéjë dorën. Ajo i tregon se gruaja e kujt është, se janë në dijeni të abùzimeve që ai ka bërë me vajzat e gjòra duke e ditur se janë shumë të varfra dhe kanë nevojë për atë punë, dhe largohet.

Nga ana tjetër, Jëllmaz ndodhet pranë Azerit për t’i treguar se si rrodhën ngjarjet dhe kush e shpëtoi. Ai nuk e kupton se çfarë pune kishte aty Efsuni. Para se Jëllmaz t’i kthejë përgjigje, Efsun ndodhet aty. Ajo i tregon pikëpamjet e saj rreth gjendjes aktuale të Çukurit; ose bëhesh mbret i Çukurit, ose hyn në gropën e tij. Por me shumë bindje, për çudinë e Efsunit, Azer thotë se ai që do vdesë në Çukur, është vetë Jamaçi.

Ndërsa të gjithë burrat e bashkuar të Çukurit mbërrijnë në një pavjon. Ato porosisin pafund, hanë e pinë e kërcejnë. Pasi mbesin të fundit klientë në pavjon, kamarieri u kërkon të paguajnë faturën. Ato réfuzojnë, dhe kërkojnë të takojnë pronarin. Ky i fundit mbërrin duke i kércënuar të paguajnë, ku dhe nisin të zìhen. Jamaç i tregon se ka vetëm dy zgjedhje; të bëhet me ta, ose të bëhet dhe në tokë. Të gjitha vajzat që punojnë aty, punojnë pa dëshirë por nën kércënime. Pronari e mòhon këtë gjë por Jamaç u jep zemër vajzave të tregojnë të vërtetën pasi pronari nuk mund t’u bëjë asgjë. Një e nga një, ato fillojnë të tregojnë se punojnë me dhùnë aty. Të gjitha lirohen dhe falenderojnë Jamaçin.

Që aty, Jamaç shkon pranë Aliços. Ky i fundit zgjohet nga gjumi dhe pyet Jamaçin nëse baba Idrizi është névrikosur me Aliçon meqë nuk ka shkuar aspak ta takojë. Jamaç ngrìn i tëri dhe nuk mundet as të flasë. Ai nuk ka se si t’i tregojë që Idrisi ka vdékur,e as t’i kthejë ndonjë përgjigje. Jamaçi pëson një krìzë dhe as nuk mund të flasë apo të shohë askënd. Ai largohet nga Aliço. Jashtë kasolles së tij e pret Selimi me djemtë e tjerë por as ato nuk mund t’i dëgjoj, ndaj largohet.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*