Çukur/ Aliço arràtiset me makinë

Në momentin që supozohej të ishte më i lumturi i jetës së saj, Sejhanit iu kthye bota përmbys. Ajo merr àrmën që gjen në tokë dhe gjuàn veten me të, mu në mes të të gjithëve. Dhìmbja që shkakton hùmbja e saj në zemrën e Azerit dhe të pranishmëve të tjerë, do jetë e pakrahueshme me asgjë tjetër. E gjithë kjo, ishte një tjetër arritje hàkmàrrjeje e Jamaçit. Mesa duket, ai nuk do ndalet dot.

Nga aty, Jamaç vazhdon sërish planet e tij. Ai shkon në shtëpinë e një tjetër armìku të përbetuar, një të dròguari që shpesh shoqërohej me Azerin. Teksa të gjithë janë të shpërndarë në oborr, kanë krijuar një kallabllëk i cili nuk të lejon të dallosh të ardhurit e rinj. Duke u màskuar paksa, Jamaç arrin t’i hyjë deri në dhomë, duke e vràrë atë në vend me disa plùmba.

Sakaq, Akënin do e ndalojnë në mes të rrugës. Atë e fàjësojnë për disa statuja të vogla brenda secilave supozohej të kishte drògë, por në të vërtetë kishte rruaza. Ai e kupton se kjo është vepër e të motrës, Karaxhasë. Akën u thotë burrave se nuk ka të bëjë fare me atë me të cilën po e akùzojnë, por ato sërish ia ngarkojnë atij fajin. Akën ka 48 orë kohë në dispozicion për të zëvëndësuar mallin.

Nga ana tjetër ndodhet Aliço. Atë po përpiqen shumë për ta mbajtur në shtëpinë e të atit, i cili i thotë se nuk më ke baba, por jam komandanti yt, pasi vetëm kështu mund t’i bindet Aliço. Ai e ka të ndaluar të dalë nga shtëpia por sërish do ia arrijë të dalë, duke u futur brenda njërës nga makinat që ndodhen në oborrin e tij, e duke u larguar bashkë me ta.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*