Çukur/ Akëni beson se nuk është djali Selimit

Akën duket sikur ka zàptuar nënën e tij, e cila ndodhet e ulur në një karrige, e frìkësuar nga çfarë është i aftë të bëjë apo të thotë i biri saj. Ai ka një pyetje për të. Pyetje e cila duket sikur do i shémbë botën mbi kokë Ajshes. Akën nuk ka arritur ta kuptojë asnjëherë se përse një numër jo i paktë personash e quajnë atë ‘kopìl’. Ai pret përgjigje nga Ajsheja për këtë.

Nga ana tjetër ndodhet Damlla. Ajo ka kryer punët me vjehrrën e saj si një nuse e devotshme dhe tashmë janë bërë gati për t’u kthyer në shtëpinë e tyre. Pranë Damllës vijnë dy shoqe të saj të cilat i tregojnë se Xhumali ndodhet sërish në pavjon. E nervozuar, Damlla kërkon të shkojë me insistim e të ballafaqohet me Xhumalin i cili nuk gjen kohë për të. Damllën e dërgon Kemali deri brenda pavjonit, por ajo do mbesë gojëhapur.

Në pavjon nuk ndodhet asnjë person tjetër veçse Kemali dhe bànda muzikore që luajnë muzikë të lehtë dhe melankolike për të shenjtëruar më tepër momentin e tyre të veçantë. Xhumali i ka përgatitur Damllës këtë surprizë për ditëlindje, duke i dhuruar edhe unazë, të cilën nuk ia dhuroi dot në kohë kur u martuan pasi asokohe po martohej pa dëshirë. Ai i shpreh Damllës gjithë mirënjohjen e tij për faktin se ajo i ka qëndruar pranë, i kërkon falje për sa e ka bërë të vuàjë dhe pohon se ajo meriton shumë më shumë. Ndàj do e fillojë me atë unazë, për të vazhduar me surpriza edhe më të mëdha e të bukura pasi të jetë më i lirë.

Ndërsa të tjerë besnikë të Çukurit, Xhelasuni dhe Meke po ndjékin urdhërat e vëlla Salihut nga bùrgu. Ato vazhdojnë të ruajnë drejtorin e bùrgut në çdo hap të tij. Një mëngjes herët, sa po bëheshin gadi të gjùanin drejtorin për ta lënë të vdékur, Meke dhe Xhelasun mbërrijnë në kohë, duke parandaluar atë vràsje të bëhet. Drejtori i thotë se i ka parë edhe diku më përpara por ato mohojnë që ta njohin.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*