Çukur/Akën réfuzohet ashpér nga vajza që dashuron

Fatih mbërrin në lagjen e Çukurit si ndërmjetës mes Çatajit dhe Koçovalive. Në dorë mban unazën e Jamaçit, si dëshmi të vdékjes së tij. Xhumali reagon menjëherë duke dashur t’i vérsulet por Selimi e ndalon. Ai merr unazën dhe u kërkon të largohen. Sapo largohen, Xhumali me Selimin shkojnë në spítal për të kontrolluar nëse është shtruar Jamaç Koçovallë.

Mjeku u tregon se ka ardhur një trup i bërë hi si pasojë e djégies së madhe, dhe nuk kanë se çfarë të shohin pasi nuk dallohet më asgjë. Xhumali dhe Selimi, me lòt të pandalshëm në sytë e tyre, refuzòjnë të besojnë se është e vërtetë. Duke u larguar nga spítali, ato shkojnë sërish në kafenenë e lagjes për të menduar një tjetër plan. Ndërkohë, Mahsuni i ka dorëzuar unazën fillimisht Çatajit dhe pasi ai e ka lëvduar, ia ka dhënë Fatihut si provë për në Çukur.

Xhumali shkon në ambjentin ku mbajnë mbledhjet Çataji dhe biznesmenët e tjerë, të gjithë së bashku, të udhëhequr nga Çataji edhe pse as nuk e njohin atë. Ai i pyet nëse dinë diçka rreth vendodhjes së tij pasi i duhet në mënyë imediate, por askush nuk ka asnjë informacion. Njëri nga burrat prezentë, një biznesmen ndër të tjerë, jep përgjigje ofénduese dhe duke marrë shkas nga ai, Xhumali i vrét të gjithë, duke i cilésuar të gjithë si qéntë e Çatajit.

Ai përgatit një surprizë për këtë të fundit;një kuti me disa dhurata të vogla brenda të cilat ia dërgon me Meken dhe Xhelasunin. Sakaq, nga ana tjetër ndodhet Akëni. Ai ka gjetur vendin ku po qëndron Songyli, vajza e vetme e zemrës së tij. Ajo acàrohet shumë që Akëni e ka ndjékur dhe e ka gjetur, dhe réfuzon t’i japë një shans të dytë. Songyli shprehet se në asnjë mënyrë, nuk do ja fàlë dot shpùllën që i ka dhënë, dhe faktin që ai është aq égoist, saqë kur është i névrikosur, nuk merr asgjë parasysh.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*