Çmenduri! Ja si tifozët polakë respektojnë distancimin fizik

Çmenduri në Poloni në kohë pandemie. Tifozët polakë të Motor Lublin morën me qira 21 vinça për të respektuar rregullat e distancës sociale, në mënyrë që t’u jepej mundësia për të ndjekur skuadrën e zemrës në garën e shpejtësisë (motora) kundër ekipit GKM Grudziaz.

Në bazë të protokollit të hartuar nga autoritet vendase, stadiumi ku do të akomodoheshin tifozët mund të mbushej vetëm në 20% të kapacitetit.

Gara e motorëve është një sport popullor në poloni dhe ndiqet shumë nga tifozët. Kapaciteti i reduktuar i stadiumit ku do të zhvillohej gara detyroi të pasionuarit e këtij sporti të gjenin një zgjidhje të pabesueshme./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*