Çfarë ylli në jetën reale! Njihuni me ‘Feride’ e serialit ‘Lule të Vetmuara’

Një nga personazhet më të pëlqyer nga publiku në serialin “Lule të vetmuara” është Feride. Ajo i ka bërë të gjithë për vete me natyrën e saj të qetë, të drejtë dhe elegancën. Mirëpo në jetën reale Feride ka një karakter komplet tjetër nga roli i saj.

Aktorja Ipek Karapinar është 36 vjeç dhe është një vajzë që i pëlqejnë shumë sportet dhe të udhëtojë. Ndryshe nga seriali ku shfaqet gjithmonë e kuruar, në jetën reale Feride poston shpesh foto e shkujdesur, pa makeup e me flokët e parregulluar.

Nuk mungojnë as fotot me bikini nga aktorja. Feride është shumë e njohur në Turqi jo vetëm për rolin në serialin “Lule të vetmuata” por edhe për shumë role të tjera pasi ajo ka një karrierë të gjatë në kinematografi. Roli i saj i parë ishte në vitin 2006 në serialin “Kopru”.

Ajo ka luajtur edhë në serialin “Lugina e ujqërve” që është transmetuar në Shqipëri. Në këtë serial aktorja luante një rol me emrin Funda.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*