Bucks i falen Antetokounmpos, Clippers mposhten sërish

Mjafton që Giannis Antetokounmpo të jetë në lartësinë e duhur dhe Milwaukee Bucks e ka shumë të thjeshtë të fitojë ndeshjet e saja. Skuadra nga Wisconsin regjistroi fitoren e 8-të në këtë sezon të NBA në 11 takime gjithsesi pasi mposhti me rezultatin 124-115 Chicago Bulls. Me 38 pikë 16 rikuperime poshtë tabelës dhe 4 asiste Antetokounmpo ishte thjeshtë i mrekullueshëm për Bucks ndërsa një paraqitje për të vlerësuar bëri edhe Eric Bledsoe autori i 31 pikëve. Te Chicago, White dhe LaVine realizuan 51 pikë sëbashku, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e 8-të sezonale. Tjetër disfatë për Los Angeles Clippers, e dyta radhazi dhe e treta në 5 ndeshjet e fundit. Kalifornianët u mposhtën në transfertën e Louisianas nga New Orleans Pelicans me rezultatin 132-127.

Paraqitje mbresëlënëse ajo e Jrue Holiday i cili realizoi 36 pikë, duke bërë të pavlefshme edhe 64 pikët e shënuara në total nga dyshja Paul George-Lou Williams. Rikthimi nga dëmtimi në formë të shkëlqyer i Paul George u pasua nga ndalesa po për arsye dëmtimi e yllit të skuadrës Kawhi Leonard, mungesë që ndikoi shumë në këtë humbje të dytë rresht për Clippers. Luka Doncic dhe Kristaps Porzingis nuk mjaftojnë për Dallas Mavericks. Skuadra teksane u mposht me shifrat e ngushta 106-103 nga New York Knicks që mori fitoren e 3-të në 12 ndeshje. Slloveni i talentuar Luka Doncic regjistroi një tjetër triple-double teksa koleksionoi 33 pikë, 10 rebound dhe 11 asiste. Një figurë të mirë edhe letonezi Porzingis me 20 pikë dhe 11 rebound, por në fund triumfoi loja në grup e Knicks. U rikthye menjëherë te fitorja Denver Nuggets që kaloi 101-93 Brooklyn Nets./Burimi:Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*