Brazili mposht Italinë

Italia e portierit shqiptar Marco Molla u eliminua nga kampionati Botëror i 17-vjeçarëve që po zhvillohet aktualisht në Brazil, pikërisht nga vendi organizator. Seleçao ishte shumë e fortë për përfaqësuesen e kaltër që u mposht 2-0 në Goiana. Në këtë mënyrë dy sfidat gjysmëfinale të Botërorit të 17-vjeçarëve do të jenë Brazil-Francë dhe Meksikë-Holandë. Golat për Brazilin u realizuan Patryck dhe Pegloë në pjesën e parë falë asisteve të Pedro Lucas. E papërmbajtshme Franca ndërkohë që mposhti me rezultatin 6-1 Spanjën në çerekfinalen tjetër./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*