Bija Ime/ Sevgi ka një lajm jo të mirë për Ugurin…

Ojky gjen një zarf me një shumë të majme parash në një park lojërsh. Çfarë do të bëjë ajo me ato para? A do të mundet t’i tregojë babait të saj çfarë i ka ndodhur? Si do të shkojë darka që ka përgatitur Xhandan? Sevgi ka një lajm jo të mirë për Ugurin…

Ojky gjen një zarf me para në parkun e lojrave. Ajo e merr zarfin në shtëpi dhe e fsheh poshtë dyshekut. Demir kupton që Ojky fsheh diçka dhe ka frikë se kjo ka lidhje me sèmundjèn. Xhandan mbetet pa para. Demir përballet në punë me një burrë që detyron djalin e tij të mashtrojë.

Demir kupton që ata nuk kanë para dhe kujton kohën kur edhe ai ishte në të njëjtën pozitë dhe i paguan drekën. Xhandan organizon një darkë në shtëpi dhe fton edhe Sevgin. Komisari nuk e lë Sevgin të shkojë sepse atje do të jetë edhe Uguri.

Sevgi nuk e pyet të atin dhe shkon. Pas darkës Ugur shoqëron Sevgin në shtëpi por përballet me komisarin. Ky i fundit nuk i lejon të takohen më bashkë. Demir i thotë Ugurit t’i propozojë për martesë Sevgit. Ugur telefonon Sevgin dhe e njofton se do shkojë t’i kërkojë dorën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*