Bëri operacíon plastik por u pendua, ‘Sadna’ ka diçka për t’iu thënë të gjitha vajzave

Aktorja Sara Khan u bë shumë e famshme në vendin tonë vite më parë me serialin indian “Bidaai”, ku luante rolin kryesor “Sadna”.

Sot e kësaj dite ajo mbahet mend si aktorja që përloti të gjithë teleshikuesit dhe publiku nuk e ka harruar aspak bukuroshen indiane. Sara pak muaj më parë ishte në vëmendje të mediave për shkak të ndryshimit që kishte pësuar në fytyrë.Actress Sara Khan reveal truth of her LIP SURGERY gone wrong ...

Aktorja 30-vjeçare bëri fryrje të buzëve dhe mori shumë krítika për shkak të pamjes së re. Në një intervistë së fundmi Sara pranoi që i kishte fryrë buzët dhe u shpreh se nuk i ka pëlqyer vetja aspak me atë pamje. Aktorja e quajti katastrofë pamjen e saj dhe tha se po priste me padurim që mbushja të shpërbëhej.

“Unë nuk bëra ndonjë ndryshim në fytyrë, jam e njëjta. Po, i fryva buzët por doli katastrofë dhe nuk dukesha aspak mirë. Ishin shumë keq, nuk më shkonin fare. Nuk më pëlqenin buzët e mia prandaj i fryva. Mezi prita që mbushja të shpërbëhej. Nuk më pëlqente vetja asokohe”-tha Sara. Tani aktorja është kthyer me pamjen e saj të mëparshme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*