Berat Buzhala dhe ‘miku i tij’ tallen keq me Elvis Naçin në mënyrë të pakuptimt! (VIDEO)

Një video e nisur me humor e Berat Buzhalës, ku mes të tjerave tallet me imamin Elvis Naçi po shpërndahet me shpejtësi në Kosovë dhe në Shqipëri, ndërsa rrjeti zien nga qendrimet e ndryshme, lidhur me personazhet. Buzhala së bashku me Shkodran Hotin kishin zgjedhur që për festat e fundvitit të krijonin një pasazh satirik ‘’shtet hajgare”, në mesin e të cilit talleshin me personazhe të njohura të politikës në Kosovë dhe jo vetëm.

Buzhala dhe Hoti, në videon e realizuar në makinë kanë përmendur dhe imamin Elvis Naçi, dhe qendrimet e tij për kafshët, siç është dërri, që është një kafshë e ndaluar në fenë myslimane. Ca më tej gjatë videos, me satirë Buzhala është ndalur dhe te qendrimet e Naçit për prejardhjen e njeriut, që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me teorinë darviniane, të evoluimit, dhe që e ka zanafillën nga majmuni.

“Të paktën të ishte një kafshë më dinjitoze”, rikthejnë dy gazetarët qendrime të thëna më herë nga Naçi. Dhe si për ti hedhur më shumë ‘’benzinë” zjarrit, Buzhala dhe Hoti tallen me Naçin duke thënë se nëse vërtet njeriu do të ishte krijesë e Zotit, atëherë ata nuk do të kishin veshë të gjatë dhe fytyrë të shëmtuar.Image result for Berat Buzhala"

Pas reagimeve të shumta në rrjet, mes tyre dhe kërcënuese në drejtim të Hotit dhe Buzhalës, ky i fundit ka reaguar sërish, përmes një statusi në Facebook, ku shkruan:

Shume interesant eshte puna e budalles: une bej hajgare me vesht e mi, te cilet m’i ka fale, m’i ka dhuru i lumi Allah, e mandej do debilla, kishe per me me ofendu pse jau kam talle idollin, m’i nisin do foto me vesh te medhenj. Mosni more ashtu se fytyra ime eshte veper e Zotit, a e dini qe po hyni ne gjynah.

Shume eshte funny nje gje, kur e sheh qe tek mas dy diteve ju ka ra zhetoni qe brenda Shtet Hajgare, ka pase gjana serioze.

Ndërkohë vetë imami Elvis Naçi nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë debat, ku pa dëshirën e tij është bërë protagonist.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*