Barcelona e sheh zgjidhjen për mbrojtjen te mbrojtësi serb

Barcelona është vënë në kërkim të një mbrojtësi, pas problemeve të vazhdueshme fizike të Samuel Umtiti apo dhe pasigurisë së të riut, Todibo. Për këtë arsye, drejtuesit katalanë kanë hedhyr sytë nga Seria A, aty ku pëlqehet mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

22-vjecari serb është duke zhvilluar një sezon të mirë dhe vështirë se drejtuesit e klubit vjollcë do të heqin dorë prej tij. Nga ana tjeter, Barcelona është e gatshme të ofrojë deri në 40 milionë euro për mbrojtësin, i cili rreth një vit më parë kërkohej me ngulm nga Manchester United, kur “Djajtë e Kuq” drejtoheshin nga tekniku portugez, Jose Mourinho./Burimi:Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*