‘Arnavit’ të serialit ‘Si ta Quaj Këtë Dashuri’ i mungon shumë ‘Kushi’

Seriali indian “Si ta quaj këtë dashuri” pati shumë sukses dhe shikueshmëri të lartë gjatë kohës kur u transmetua në Shqipëri në TV Klan.

Aktorja Sanaya Irani e cila luante rolin e “Kushit” dhe Barun Sobti i njohur si “Arnav”, edhe sot kanë mbetur aktorë shumë të dashur nga publiku.

Së fundmi në një intervistë për mediat indiane, Barun Sobti ka deklaruar se do të donte të punonte përsëri me Sanaya Iranin dhe e ka quajtur atë një aktore të shkëlqyer.

“Sezoni i parë i serialit “Si ta quaj këtë dashuri” ishte fenomenal dhe ishte shumë lehtë të punoje me Sanaya Iranin e cila është një aktore e shkëlqyer. Kështu që po, do isha i lumtur të luaja përsëri me të”-tha Barun Sobti.

Aktori foli edhe për karantinën e tij duke thënë se e ka patur pak problem pasi ai është pak rebel dhe nuk dëshiron t’i bindet rregullave.

Vitin e kaluar Barun Sobti u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një vajzë të cilës i vendosën emrin Sifat…Team BARUN: Barun Sobti and Sanaya Irani - Why do they click as a ...

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*