Thuajse e kryer, anësori i Inter largohet nga zikaltrit

Pas 4 sezonesh Antonio Candreva do të mbyllë aventurën e tij me Interin. Mesfushori anësor i cili te zikaltrit ka luajtur edhe si sulmues krahu nuk bën më pjesë në planet e Antonio Contes edhe pse në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar ishte titullar. Ndoshta mes futbollistit 33-vjeçar dhe trajnerit diçka ka ndodhur pasi Candreva papritur nuk u aktivizua asnjë minutë në asnjë nga 4 ndeshjet që Interi luajti në Europa League në muajin gusht ndërsa në miqësoren ndaj Luganos e para për këtë sezon të ri futbollistik nuk ishte as në stol.

Candreva është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin te Genoa aty ku i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Nëse largohet Candreva, pasi transferimi i Godin te Cagliari për momenti ka ngecur, do t’i hapej rruga transferimit të Arturo Vidal te zikaltrit.

Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*