AMANETI/ Zijai hàkmerret ndaj Xhananës për Jamanin

Jamani dhe Seheri zgjohen nga Jusufi, që trego se është zgjuar shumë përpara tyre, ka përgatitur çantën e shkollës dhe po largohet. Ato të dy çuditen me faktin se sa shpejt është rritur Jusufi, sa t’i përgatisë të gjitha gjërat vetë. Pasi qëndrojnë për pak të përqafuar, Jamani ngrihet i pari për të përgatitur mëngjesin e Seherit, gjë që nuk e ka bërë prej një kohe të gjatë. Në mëngjes, atyre u bashkohet edhe Zijai. Ai sërish pyet për nënën e tij, duke treguar se e ka telefonuar por nuk i është përgjigjur. Kësaj rradhe, atë do e génjejë Xhengeri, duke i thënë se Xhanana u ka telefonuar vetë dhe u ka treguar se ka filluar teràpitë.

Gjatë asaj kohe, Xhanana ndodhet në një shtëpi të thjeshtë që ka marrë me qera që para se të takonte Jamanin. Ajo është e mbuluar me para, më e lumtur se kurrë dhe duke bërë fotografi të vetes mes parave, që t’ia dërgojë të dashurit të saj, për t’i vërtetuar se triùmfuan. Por, Xhanana nuk do t’a lërë me aq. Ajo është e vendosur të hákmerret ndaj Jamanit, prandaj do përdorë sërish Zijain, pa ndjerë aspak dhémbshuri. Ajo e telefonon dhe i kërkon të shkojë në vendin ku ajo ndodhet, por pa i treguar asgjë Jamanit apo ndonjë njeriu tjetër. I entuziasmuar se nëna po kërkon t’a shohë sërish, Zijai shkon pranë saj menjëherë.

Xhanana i thotë se nuk e lejuan t’a takonte e të përshëndetej me të, e më pas thotë se ndihet shumë në tùrp që duhet t’i kërkojë atij para, sepse nuk ka asnjë. As Zijai nuk ka para, ndaj ajo i kërkon orën që i ka blerë Jamani, duke i premtuar se do i blejë një tjetër si ajo, shumë shpejt. Zijai e përqafon shumë fort dhe Xhanana mendon se ia arriti qëllimit, por ai me gérshërë bahçeje e plàgos shumë thellë në bark, pasi ka dëgjuar gjithë lígësinë e saj teksa po fliste Adaleti me Neslihanin. Ai, vijon t’a plàgosë duke i thënë lehtë në vesh se ai shpresoi shumë se ajo ishte kthyer për të qenë familje nga e para.

Duke i theksuar se nuk do e lejojë t’ia léndojë më Jamanin, ai e thèr aq shumë saqë shpreson se do e ketë vràrè. Jamani me Seherin mbërrijnë me të shpejtë në parkun pranë shtëpisë së tyre, largojnë Zijain nga vendngjarja dhe Jamani nxiton të shpëtojë Xhananën, duke thënë se nuk do lejojë që vëllai tij të jetë vràsès. Në anën tjetër ndodhet vëllai tjetër i tij, Aliu. Ai dhe i gjithë ekipi ndodhen në inspektimin e një ngjarjeje, kur Vollkani arrin t’a kýçë brenda një vendi në një ndërtesë të humbur. Ai tenton t’a hèqë qafe Aliun por nuk di gjë se aty brenda e ka mbyllur bashkë me Dujgunë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*