AMANETI/Selimi vë Seherin në rrezík

Seheri bisedon me Kirazin në bahçen e shtëpisë ku po qëndrojnë dhe Kirazi kupton se ajo dhe Jusufi kanë shumë të përbashkëta, dhe se të dy janë amanet tek persona të tjerë. Seheri e nxìt Kirazin që të gjejë një mùndësi për të bërë diçka për vete e të qëndrojë mbi këmbët e veta, por Kirazi përgjigjet se e pèngon shumë fakti që nuk mùnd të dalë dot nga shtëpia. Tavolinës së tyre u bashkohet edhe Sulltana me nënë Nadiren. Ajo tregon se Aliu ka insìstuar që Seheri të qëndrojë aty e jo në shtëpinë e saj, për arsye sìgurie, gjë për të cilën Seheri shpreh mirënjohje të madhe.

Sulltana rèplikon duke treguar se sa zemërgjerë është nipi saj, aq sa ka màrrë përsipër të mbrojë edhe persona që nuk e meritojnë aspak, dhe këtu e ka fjalën për Kirazin ndaj kjo e fùndit largohet nga tryeza. Edhe për nënë Nadiren, qëndrimi bëhet i rèndë, ndaj dhe largohet. Ajo shkon drejt e në lokalin e Selimit, për t’i treguar ku dhe si është Seheri. Ajo e fton të shkojnë së bashku në mbrëmje, ndaj Selimi i premton se do u bashkohet. Asnjëri prej tyre nuk e di se Nedimi ka vënë persona në ndjèkje të Selimit, duke e parë si mundësi që do i drejtojë për tek Seheri.

Selimi shkon në mbrëmje të takojë Seherin dhe Jusufin, të cilin e shikojnë trupròjat e Jamanit dhe menjëherë dërgojnë lajmin tek Jamani. Ky i fùndit, nuk hùmbet asnjë minutë por i drejtohet shtëpisë së Alisë, duke e bàstísur. Seheri e shikon nga dritarja dhe menjëherë i kërkon Kirazit ta dërgojë Jusufin në dhomë. Me një telefon në dorë dhe kufje në vesh, Jusufi nuk dëgjon asgjë nga çfarë po ndodh. Bastisjen e Jamanit, e ndàlon Aliu. Ai i del përballë dhe i kujton se po shkèl në shtëpinë e një pòlíci. Pa iu drìdhur qerpiku, Jamani e kùndërshton.

Ai madje kërcénon edhe Seherin në prezencë të Alisë, por në fund détyrohet të ikë. Jamani largohet duke premtuar se do rikthehet për ta màrrë Jusufin, por megjithatë lë trupròjat para shtëpisë, që të mos ikë gjëkundi Seheri me Jusufin. Me të ikur Jamani, Aliu fillon ta shàjë e krìtikojë teksa flet me Seherin, por kjo e fundit e mbròn dhe i tregon se e kupton shqètësimin se nipi do i ikë nga duart. Të nesërmen në punë, Aliu merr një telefonatë me shumë réndësi, nga e cila kupton se Kirazit i është afruar rrèziku pasi dikush tjetër po bën kërkime për të.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*