AMANETI/ Seheri dëbòn Xhananën nga shtëpia tyre

Xhanana ngushëllon veten në gjendjen ku ndodhet, duke thënë se gjithçka ia ka vlejtur për aq shumë para sa ka marrë ajo. Xhanana del nga dèpoja për t’u larguar dhe shikon se po e pret e gjithë familja Jamanit, përfshirë Zuhalin që e kishte ortàke. Seheri i shkon nga pas, për t’ia mbyllur ajo derën e oborrit, në shenjë dëbìmi për Xhananën, të cilës ia hapi derën Seheri ditën e parë kur ajo u rishfaq në jetën e tyre. Xhanana nuk thotë asnjë fjalë para Seherit por i premton vetes se të gjithë do e paguajnë shtrenjtë për pòshtërimin që i bënë.

Brenda në shtëpi, Çiçeku dëgjon Zuhalin që kërkon falje nga Seheri, duke i thënë se gjòja ishte e manìpuluar nga Xhanana, ndaj e mendoi të kèqe dhe i foli aq rèndë. Seheri e fal dhe Zuhali largohet, duke ia lënë vendin Çiçekut, që i thotë me ndrojtje se ajo natë është shumë e veçantë, pasi do jetë edhe Seheri prezente, në vendin që i takon. Ndryshe nga Zuhali, Neslihani me Adaletin kërkojnë me të vërtetë ndjesë nga Seheri për çdo gjë që kanë menduar për të. Seheri i mirëkupton dhe u kërko të mos ndihen më kèq, pasi kanë pasur të drejtën e botës të mendonin kèq.

Teksa ulen për të darkuar, Zijai pyet për nënën e tij që nuk e shikon gjëkundi. Para se Jamani të flasë, Seheri ia heq atë përgjègjësi Jamanit dhe e bind Zijain se nëna tij duhej të shkonte jashtë vendit për të kuruar sëmùndjen që e kishte zènë. Pas përfundimit të darkimit, Seheri me Jamanin shkojnë në dhomën e tyre por do kenë edhe një mysafir të vogël. Ai është Jusufi, i cili kërkon të flejë në mesin e tyre, duke theksuar se e ka marrë malli shumë që t’i shohë të dy sëbashku. Në anën tjetër ndodhet Sulltana, e cila shikon Aliun të trìshtuar në dhomën e tij dhe kupton se trìshtimi tij ka të bëjë me Dujgunë.

Që t’i lërë pranë njëri tjetrit, Sulltana i dërgon mesazh Dujgusë, ku i kërkon sërish ndihmë me Aliun, por Dujgu kërkon falje dhe thotë se nuk mundet dot t’u shkojë pranë. Ajo qàn me dènesë në dhomën e saj, ku e shikon edhe nënë Semraja. Kjo e fundit përlòtet vetë kur shikon fotografitë e Jaseminit dhe uron të gjendet sa më shpejt. Mëngjesin e ditës tjetër, Dujgusë dhe Vollkanit do u bashkohet Aliu për të kontrolluar rregjìstrimet e rrugës në ngjarjen ku ai nuk e di se është përfshirë Jasemini. Aliu i shikon dhe thotë me bindje se në ato rregjìstrime ka vënë dorë dikush pasi vìdeoja është e prèrë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*