AMANETI/ Seheri vendosë ta falë Zuhalin

Dujgu dhe Ali ndodhen në shtëpitë e tyre, të ndarë veçmas pas përfundimit të punës. Sulltana vëren që Aliu është mbyllur në dhomën e tij dhe nuk është aspak mirë, por edhe mëson përciptazi se shkaku është Dujguja. Për t’i afruar të rinjtë, Sulltana provon të njëjtën taktikë, duke i dërguar mesazh Dujgusë teksa i kërkon ndihmë me përkujdesjen për Aliun, por kësaj rradhe, Dujguja do refuzojë. Ajo qàn me dénesë në dhomën e saj, ku zemra pjesërisht i dhèmb për motrën e saj Jaseminin që mund të përfundojë pas hekruave dhe pjesërisht për Aliun që është e dètyruar t’a mbajë larg.

Megjithatë, të dy e gjejnë veten sërish në punë, për t’u shpërqëndruar nga gjithçka që po ndodh. Teksa Dujguja dhe Vollkani po merren me vídeon që kanë prèrë për të mos u dalluar fytyra e Jaseminit, Aliu u bashkohet dhe thotë me bindje se në atë vídeo ka módifikime, se dikush qëllimisht ka vënë dorë. Mprèhtësia e Aliut i fríkëson të dy prandaj tentojnë ta mbajnë situatën nèn kontroll. Në anën tjetër, nëna e Aliut që ai nuk e di fare që ekziston, është Xhanana, e cila po përgëzon veten për paratë që arriti të merrte, duke thënë se ia vlejti çdo vùajtje dhe sakríficë.

Ajo del nga depòja për t’u larguar por në oborr po e pret e gjithë familja Jamanit, si dhe Zuhali që ka qenë bashkëpunëtore me të, por Jamani dhe askush tjetër përveç Çiçekut nuk e di. Seheri shikon Xhananën duke u larguar dhe duke qenë se ajo ka vúajtur më së shumti nga Xhanana, vendos t’i shkojë nga pas për t’ia mbyllur ajo derën e asaj shtëpie, meqë ishte ajo që ia hapi derën fillimisht. Fjalët e rènda të Seherit e vràsìn aq shumë Xhananën, saqë ajo betohet se nuk ka mbaruar me kaq, edhe pse ajo i mori paratë që kishte qëllim. Xhanana i premton vetes hákmarrje për póshtërimin që i bënë, e më pas largohet fare.

Brenda në shtëpi, Seherin e ndalon Zuhali për t’i kërkuar falje për sjelljen që ka pasur kúndrejt saj, duke thënë se gjòja nuk e dinte që Xhanana po e dètyronte të bënte ato veprime të shémtuara. Seheri e fal Zuhalin, ndërsa Neslihanit dhe Adaletit që kërkojnë falje sinqerisht, u thotë se nuk kanë asnjë arsye për çfarë të kërkojnë falje. Atë natë Seheri çuditet nga përzemërsia e Çiçekut që i thotë se prezenca e Seherit po e bën natën më të veçantë se çdo natë tjetër. Për Seherin, ajo natë mbyllet në mënyrën më të bukur, me Jusufin në mesin e saj dhe Jamanit në krevat.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*