AMANETI/Seheri nuk e ndalon Jamanin nga dhùna

Begymi qëndron një kohë të mirë me hallë Sulltanën, të cilën e nxìt ende më tepër kùndër Kirazit, duke thënë se nuk është hera parë që Aliu lë punën e tij për ta kërkuar atë. Por, vendi nuk e zë dot dhe ajo shkon në kòmisariat. Sipas planit që Begymi bën, ajo do dërgojë ëmbëlsira për Ibon, si më i shëndoshi dhe më i vàruri nga ushqimi, nga i cili shpreson të mësojë ndonjë të re për Alinë. Iboja realisht tùndohet nga ëmbëlsirat që ajo dërgon, por për fat ka pranë edhe Fëratin, i cili i bën me shenjë dhe e ndàlon në kohë të folurën e tij.

Nga Fërati, Begymi del që aty pa mësuar asnjë të re. Nga ana tjetër, Jamani me Seherin mësojnë se Jusufi ka qenë në park, vrapojnë për aty por nuk e gjejnë. Nedimi e telefonon dhe i tregon se është mësuar nga kamerat e rrugës se në duart e kujt ka rénë Jusufi. Gjatë asaj kohe, Jusufi vetëm qàn dhe i thotë plot bindje gràbítësit, se xhaxha tij do e shpètojë që aty. Jusufi ka rénë në duart e një orgànizate të tërë, që shfrýtëzòjnë fëmijët për të bërë para. Jamani shkon menjëherë në vendodhjen që i tregojnë, por nuk e gjen Jusufin aty.

Atë e kanë lëvizur në çastin e fùndit, por, Jamani gjen një tjetër pístë gjùrmësh për të mësuar vendin e ri të tij. Për t’i bërë të flasin, Jamani përdor àrmén dhe grùshtet e tij. Seheri e vëzhgon nga larg, nuk i pëlqen aspak ajo skenë dhùne por ndryshe nga herët e tjera, ajo nuk ndérhyn për ta ndàluar Jamanin. Ky i fùndit mëson adresën e re ku është dërguar Jusufi dhe menjëherë niset për atje, por i vetëm. Pavàrësisht përgjérimeve të Seherit, ai nuk e merr me vete. Jusufi po làrgohej edhe nga vendi i ri ku u dërgua, por Jamani mbërriti në kohë.

Në vendngjarje mbërrin edhe pòlícia, të cilët i lajmëroi Seheri për atë adresë. Tek i sheh pòlícët, Jusufi i lutet xhaxhait të tij që të mos e dòrëzojë sërish në jetímore. Sakaq, Aliu arrin të qetësojë Kirazin dhe për t’i kaluar traùmàtizimi, e dërgon pranë baba Arifit. Me këshillat e tij të vyera, ai dhe Aliu e bëjnë Kirazin të kuptojë rëndësinë e porosisë që ka lénë Osmani para se të vdìste, duke i theksuar se duhet të mos ia shkélë fjalën, ndaj Kirazi premton se nuk do largohet më nga shtëpia. Me të shkuar atje, ato përbàllen me Sulltanën, të cilës Aliu i bën të qartë se Kirazi është pjesë e familjes po aq sa ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*