AMANETI/ Seheri merr një deklaratë të paprìtur nga Çiçeku

E gjithë familja Jamanit, përfshirë Zuhalin, po presin daljen e Xhananës nga dèpoja, ku ajo po admiron paratë që Jamani i dha, duke i thënë vetes se çdo veprim ia ka vlejtur për ato para që mori. Megjithatë, atë e vrèt përbùzja e gjithë familjes dhe dëbìmi që Seheri i bën personalisht deri në derë, duke thënë se ashtu siç ishte ajo që ia hapi dyert, tani do jetë ajo që do ia mbyllë. Menjëherë pas largimit që aty, Xhanana premton hàkmarrje ende më të rèndë, duke mos e tòleruar dot sjelljen që tanimë të gjithë kanë kùndrejt saj.

Pasi sigurohet se Xhanana është larguar, Zuhali tenton të fitojë territor dhe të jetë sërish e mirë me Seherin, ndaj i kërkon asaj falje për sjelljen që ka pasur, duke e jùstifikuar veten teksa thotë se ishte manìpuluar nga Xhanana dhe besonte se Seheri ishte me të vërtetë e kèqe. Seheri e kalon me pak atë bisedë, ndërsa Neslihanin dhe Adaletin nuk i lejon që t’i kërkojnë falje. Madje, u thotë se ato kanë pasur të drejtë në çdo veprim që kanë bërë pasi nuk e dinin situatën si ishte me të vërtetë. Çudia më e madhe për Seherin do vijë nga Çiçeku, e cila i shpreh një përzemërsi të madhe, duke i thënë se ajo natë është nata më e veçantë, vetëm nga prezenca Seherit.

Sìkleti i vetëm i asaj nate do jetë Zijai, i cili kërkon për Xhananën dhe nuk e gjen gjëkundi. Seheri flet para Jamanit, dhe thotë se ajo ka shkuar jashtë vendit për t’u kuruar. Edhe pse mërzìtet që ka ikur pa u përshëndetur me të, Zijai sërish lumturohet duke menduar se ajo do kthehet pa sëmùndje. Pas darkimit, Jamani dhe Seheri shkojnë në dhomën e tyre por do u bashkohet edhe Jusufi, i cili thotë se ka shumë mall për ato të dy bashkë ndaj do flejë në mesin e tyre në krevat. Në anën tjetër ndodhet një tjetër xhaxha i Jusufit. Ai është Aliu, të cilin mèrzia e dashurisë e ka mbyllur në dhomën e tij që në orët e para të mbrëmjes.

Sulltana kupton se mèrzia tij ka lidhje me Dujgunë ndaj dhe i kërkon asaj që t’u shkojë pranë, por Dujgu gjen një jùstifikim dhe refuzon. Ajo qëndron në dhomën e saj, duke qàrë me dènesë teksa mban në duar fotografitë e së motrës, duke ndjerë dhìmbje për të ardhmen e Jaseminit por edhe për largimin që po i bën Aliut. Ky i fundit, mëngjesin e ditës tjetër do merret me çështjen e re që kanë marrë në duar, aty ku është e përfshirë Jasemini por ai nuk e di. Aliu tregohet i mprehtë dhe kupton se në vìdeo janë bërë modìfikime dhe prèrje, por ai që trèmbet më shumë është Vollkani, pasi prèrjet i ka bërë për të futur në kùrth Jaseminin, gjë që Dujgu nuk e di.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*