AMANETI/Seheri mbron Jamanin para Alisë

Aliu ndodhet në zyrën e tij në punë, kur merr një telefonatë nga një koleg i tij nga i cili kishte kërkuar dikur që të bënte kërkime për identitetin e vërtetë të Kirazit. Tashmë, ai e lajmëron se ka të reja mbi Kirazin si individ, sepse ka zbúluar që edhe një tjetër person po bën kërkime për të. Duke e kuptuar që Kirazit i kànoset rrèziku seriozisht, Aliu kërkon të gjejë personin që i ka bërë padínë, që t’a dètyrojë ta tèrheqë padínë e rrème që i ka bërë Kirazit. Kjo e fùndit, gjatë asaj kohe, ndodhet me Seherin në bahçe, duke treguar ardhjen e saj në atë shtëpi.

Me çfarë tregon Seheri për Jusufin dhe Kirazi për vete, ato kuptojnë se Jsuufi dhe Kirazi kanë shumë të përbashkëta me njëri tjetrin dhe mes të tjerave, të dy janë amanet tek dikush tjetër. Sakàq, nënë Nadirja shkon në lokalin e Selimit, për t’i treguar atij se Seheri ndodhet në shtëpinë e Alisë. Selimi premton se do i bashkohet atyre në mbrëmje, pas përfùndimit të punës. Asnjëri prej tyre nuk e vëren që Selimin po e ndjèkin njerëzit e Jamanit. Kështu që në mbrëmje kur ai i drejtohet shtëpisë së Alisë, truprójat e Jamanit e shikojnë Seherin dhe Jusufin.

Pa hùmbur asnjë minutë, lajmi shkon tek Jamani dhe ky i fundit nxiton për atje. Jamani qëndron mu përballë Seherit, duke e paralàjmëruar se do e paguajë shtrenjtë çfarë i ka bërë.  Eùforinë e Jamanit e ndàlon Aliu, i cili për fat vjen në kohë. Ai e kërcénon Jamanin se do e pèsojë që po bàstis shtëpinë e një pòlíci, dhe e ùrdhëron të largohet menjëherë. Para se të largohet, Jamani i betohet Seherit se do e márrë Jusufin, i premton Alisë se do ritakohen bashkë dhe lë truprójat para shtëpisë së tij që Seheri të mos arràtiset gjëkundi me Jusufin.

Me t’u larguar Jamani, Aliu e krìtikon atë në çdo sjellje e veprim, duke e quajtur një màfìe të vërtetë. Për habi të Alisë, Seheri e mbron atë. Ajo thotë se e ka provuar vetë çfarë do të thotë të jesh i pashpresë se do ribashkohesh me personin që do më shumë në botë dhe në këtë rast, ajo dhe Jamanin e kanë të përbashkët atë person, Jusufin. Aliu krìtikohet shumë nga halla tij, që po merr përsipër të mbròjë njerëz të tjerë, por Aliu përgjigjet se këtë nuk po e bën si një pòlìc, por si një qytetar vendas i thjeshtë që mbron femrën dhe fëmijën e pambròjtur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*