AMANETI/ Seheri dhe Jamani marrin lajmin e mirë

Kirazi takohet me Alinë, sepse është bíndur se nuk mund të qëndrojë më pas gjithë póshtérimit dhe uljes që Sulltana i ka bërë. Por, para Alisë ajo shprehet sikur kjo është bindja saj personale dhe nuk dëshiron të qëndrojë më që prej vdékjes së xhaxha Omanit. Aliu përmend pikërisht xhaxha Osmanin, i kujton se ai ia ka lénë amanet dhe nuk mund ta lérë kúrrsesi të ikë, veçanërisht duke marrë shkas nga fakti se ajo nuk ka ku të shkojë, as një shtëpi që e pret dhe asnjë stréhë. Gjatë asaj kohe, Begymi përgëzon Sulltanën për arritjen e saj me Kirazin.

Për t’i rrémbyer zemrën ende më shumë, ajo i sjell një dhuratë shumë të shtrenjtë, teksa e falenderon që e largoi Kirazin nga shtëpia. Pak kohë pasi Begymi lárgohet, Kirazi rikthehet në shtëpi, kokëúlur. Ajo i bétohet Sulltanës që i kërkoi Alisë të largohej, se provoi disa herë që ta bindte por nuk ia doli. Asnjë nga fjalët e Kirazit nuk ka vlerë për Sulltanën, prandaj ajo e débon sërish nga shtëpia, duke mos e lejuar as të telefonojë Alinë. Nga ana tjetër, pas largimit të shérbimeve sociale, avókatët flasin me gjithë familjen e Jamanit.

Ato u tregojnë se gjasat më të mëdha janë që Jusufi të kthehet në shtëpi një ditë më vonë. Ky lajm, névrikos së tepër Zuhalin, e cila nuk qëndron dot pa reáguar dhe menjëherë shkon të ankóhet tek motra saj, por Ikbali i premton se diçka e tillë nuk do ndodhë. Megjithatë, Seheri emocionohet shumë dhe menjëherë fillon përgatitjen e ushqimeve të preferuara të Jusufit. Selimi e telefonon për t’i thënë se ka gábuar réndë që nuk e ka përdórur situatën për të treguar të vërtetën e dhúnës që kárakterizon Jamanin, sepse do përfitonte menjëherë kújdestarinë e Jusufit.

Seheri përgjigjet se Jusufi ka po aq névojë për xhaxhanë sa ka edhe për të, dhe mbyll telefonatën, të cilën e ka dëgjuar krejtësisht Jamani. Gjatë asaj nate, Jusufit téntojnë t’i marrin shallin e Seherit që ai e ruan me fanatízëm, por kújdestarja vjen për t’i ndárë fëmijët. Ajo harron në mënyrë të shkújdesur çelësat e derës së jetímores, të cilat Jusufi i fshéh dhe sapo të gjithë bien në gjumë, ai arrátiset nga jetímorja. Ndërsa në shtëpinë e Aliut, ai mëson nga Sulltana se çfarë ka ndodhur me Kirazin dhe ngre në këmbë gjithë ekipin e kómisáriatit për ta gjetur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*