AMANETI/Seheri arrin të gjejë Jamanin

Jamani gjen shallin e Seherit që mbante Jusufi pranë vetes gjatë gjithë kohës, dhe fshèhurazi, i merr erë shumë gjatë, deris një zhùrmë ia ndërprét përqëndrimin. Me àrmë në dorë, Jamani del jashtë për të kòntrolluar se kush i është afruar, se ush po ua cènon vendin e fshèhtë në të cilin ndodhen dhe po mban Jusufin të gràbítur, kur shikon në mënyrë të hàbitshme Seherin. Ajo ka arritur ta gjejë vendodhjen e Jamanit dhe Jusufit, t’u shkojë pranë dhe të vazhdojë ta ruajë prìvatësinë e tyre pa i treguar askujt.

Instìktivisht, Jamani i vendos àrmën në kokë pa e parë ende se është Seheri, por më pas e hèq àrmën pasi vjen Jusufi, dhe së bashku me Seherin, të tre krijojnë idenë e një familjeje të plotë. Pranë tyre kanë një plakë, e cila e ka hùmbur mendjen dhe kujtesën nga vèshtirësitë që ka kaluar në jetë. Ajo u shkon pranë dhe pàndeh se Jamani me Seherin janë prindërit e Jusufit, të cilëve u vendos edhe emrat përkatës të personave që ka në mendje ajo. Seheri kërkon të dijë se çfarë po bën, se përse po fshìhen e të gjitha me rradhë.

Jamani ndërprèt serinë e pyetjeve duke i thënë se nuk ka më fòrcë ta hùmbasë sërish Jusufin, ndaj do bëjë çfarë do bëjë dhe kùrrsesi nuk do e lejojë t’ia marrin më. Menjëherë telefonon Nedimin, i cili gjatë asaj kohe ndodhet pranë Zuhalit, tek ajo po përpìqet ta marrë në pyetje që të mësojë ndonjë gjë nga ai, por Nedimi tregohet shumë i kujdesshëm. Ai kalon në një dhomë tjetër për të folur kur e telefonon Jamani, i cili i kërkon të bëjë gadi sasinë e nèvojshme të parave dhe vaporin, për t’u arràtisur ai me Jusufin.

Nga ana tjetër, Sulltana bìndet brenda vetes se mirësjellja Kirazit nuk është asgjë tjetër veçse një màshtrim për të bërë për vete Alinë. Ajo e ofèndon në kàrakter dhe Kirazi thýhet brenda vetes më shumë se kurrë. Sado që kùndërshtòn, nuk arrin ta bìndë Sulltanën se ajo i ka kèqkuptuar të gjitha. Sulltana arrin dhe e kércénon Kirazin se do e pésojë shumë kèq nëse nuk e hèq nga mendja Alinë. Kështu, Kirazi e lènduar që e ka ofènduar aq rèndë, ndryshon menjëherë sjellje ndaj Alisë dhe sillet shumë ftohtë, aq sa Sulltana e përgëzon.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*