AMANETI/Nedimi génjen hapurazi Seherin

Seheri telefonon pa ndàlim Jamanin, por ai nuk i përgjigjet. Së bashku me Jusufin, ai është stréhuar në një vend mbi të cilin askush nuk ka dijeni, I vetmi person që Jamani telefonon dhe i tregon ku ndodhet e çfarë planesh ka, është Nedimi. Këtë gjë e mendon edhe Seheri, prandaj, pas telefonatave pa përgjigje nga Jamani, Seheri telefonon Nedimin. Pavàrësisht se e telefonon shumë shpesh, Nedimi nuk i përgjigjet. Ikbali hùmbet tòruan kur mëson se çfarë ka ndodhur dhe se planet e saj i ka marrë lumi.

Gjithë shqétësimin që ka, e ndàn me Zuhalin, por nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje. Nedimi i tregon Jamanit për telefonatat e pafundme të Seherit, ndaj Jamani i kërkon t’i përgjigjet në telefon që ajo të mos dýshojë më tepër, por ta mòhojë në mënyrë të prérë se ka dijeni mbi vendodhjen e tij dhe Jusufit. Jamani i lë të dijë Nedimit se është shumë i vendosur në atë që po bën dhe kùrrsesi nuk do e dòrëzojë Jusufin në shtet, derisa avòkatët e tij t’i gjejnë një zgjidhje se si mund ta marrë Jusufin nga jetímorja njëherë e mirë.

Kështu, Nedimi telefonon vetë Seherin, për t’i thënë se e ka pasur të pamùndur t’i përgjigjej thirrjeve të tjera por nuk di asgjë mbi Jamanin dhe Jusufin se ku mund të jenë stréhuar ato. Nga ana tjetër, Aliu i tregon Sulltanës gjithë historinë e arràtisjes së Kirazit nga shtëpia saj e deri në mbërritjen para Osmanit të ndjérë, duke i theksuar se nuk ka pasur ku të stréhohet, se nuk ka lídhje aspàk ajo me vdékjen e Osmanit dhe se ky i fundit, ia ka lénë amanet Kirazin atij para se të mbýllte sytë për herë të fundit, ndaj askush nuk mund t’i dalë kùndër Kirazit.

Të nesërmen në mëngjes, Sulltana nuk i bashkohet sofrës, për të treguar indínjatën e saj. Ajo fshíhet për të dëgjuar se çfarë do flasin, dhe kështu dëgjon Kirazin që e mbròn atë para Alisë, duke i thënë se është e moshuara e shtëpisë dhe duhet ta dëgjojnë, pasi dhémbja saj është ende shumë e madhe dhe shumë e freskët, për shkàk të hùmbjes së vëllasë. Sulltana i dëgjon fjalët mbròjtëse të Kirazit deri në fund, por të gjitha i pàndeh si një lojë màshtrùeses para Alisë ndaj pret që ky i fundit të largohet, që ajo t’i hàkërréhet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*