AMANETI/Kirazi dhe Jusufi janë në rrézik të madh

Kirazi nga njëra anë dhe Jusufi nga ana tjetër, janë arràtisur nga vendet ku po qëndronin. Fati i bashkon që të dy, duke bërë që Kirazi të shpétojë Jusufin nga një aksídent me makinë. Ajo e merr për dore, dhe të ulur së bashku në një nga stolet e qytetit, fillojnë të bisedojnë. Jusufi i tregon se nga ku ia ka mbàthur dhe Kirazi kërkon ta dërgojë sërish atje, por ai nuk pranon. Kështu, vendos që së paku ta dërgojë në një park lodrash që ndodhet pranë tyre. Jusufi fillon të luajë, ndërsa Kirazi shfrýtëzon momentin për të lajmëruar pòlícinë, duke qenë e shqétësuar për Jusufin.

Gjatë asaj kohe, Aliu vazhdon ta kërkojë Kirazin, duke pasur edhe ndihmën e kolegëve të punës që gjùrmojnë vendodhjen e përafërt të Kirazit, ndërmjet telefonit të saj. Sapo Kirazi telefonon pòlícinë, ajo shikon Alinë nga i cili ia mbàth. Jusufi mbetet i vetëm dhe teksa kërkon për Kirazin, ai shikon pòlícët që vijnë menjëherë në park, dhe ia mbàth edhe ai. Që të dy në drejtime të ndryshme, i afrohen rrézikut. Jusufi shikon një person të panjohur që i del përbàllë dhe që kupton menjëherë se Jusufi nuk shoqërohet nga askush por është i vetëm.

Ai e merr përdore duke e màshtruar, dhe e dërgon në një vend të shkrétë, në një banesë të hàrruar ku dhe e mbyll me çelës brenda një dhome. Jusufi përgjérohet që t’ia hapin derën, por më kòt. Ndërsa Kirazi, shikon të vàrur një letër në derën e një dyqani, ku kërkohen punëtorë. Ajo ndàlon dhe menjëherë kërkon për atë vend pune, ku dhe pranohet. Sapo Kirazi fillon punën po atë ditë, prònari shfrýtëzon momentin dhe mbýll derën e dyqanit, për të abùzùar me Kirazin. Kòmisar Aliu, ndodhet shumë pranë asaj vendodhjeje.

Nga ana tjetër, Ikbali bazohet në fjalët e Seherit dhe ftohtësinë e Jamanit, dhe bindet që plani saj dhe Zuhalit po funksionon siç duhet, ashtu siç e kishin paramenduar. Në dhomën e Zuhalit, ato ‘bëjnë festë’ se si ia dolën mbanë kësaj here të shpétojnë nga Jusufi dhe rrjedhimisht edhe nga Seheri. Gjatë asaj kohe, Sulltana telefonon Ezgin dhe i premton se edhe rruga saj me Alinë është duke ecur siç duhet, dhe i tregon se kanë shpétuar njëherë e mirë nga Kirazi, ndaj nuk ka përse të shqétësohet më. Ezgi mëson lígësinë e Begymit dhe nuk bíe aspàk dakord.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*