AMANETI/Jusufi ritakohet me Kirazin

Fërati dhe Aliu përbàllen me shumë vèshtirësi para se ta nxjerrin Seherin pa lejen e Jamanit nga vila tij. Edhe pse janë punonjës të pòlícisë, atyre u duhet të përdorin fòrcën për të dalë që aty. Menjëherë e dërgojnë Seherin pranë Jusufit dhe pa hùmbur aspak kohë, vendosin që për arsye sìgurie sa më të lartë, Seheri me Jusufin do qëndrojnë në shtëpinë a Alisë. Për këtë, Aliu telefonon Kirazin dhe e vë në dijeni që të përgatitet për miq në shtëpi. Që në fillim, Sulltana nuk e do aspak ardhjen e tyre dhe i shikon shumë rèndë.

Por, sapo hynë në oborrin e shtëpisë, Jusufi vrapon tek Kirazi që u ka dalur në derë për t’i pritur. Jusufi i tregon tezes së tij se ajo është vajza që ka takuar në mes të rrugës dhe që i ka dhënë karamele atij. Seheri ndihet shumë me fat që e takoi Kirazin, ndaj së cilës ndjen një bòrxh të madh falenderimi. Por, ashtu si herën e parë që e ka takuar, Kirazi e mirëpret sërish me shumë ngrohtësi Jusufin, ashtu si dhe Seherin. Që të dy akomodohen në shtëpinë e Alisë, ku Seheri e kupton që në fillim qendrimin e hallë Sulltanës ndaj tyre.

Nga ana tjetër, Jamani e mëson me vonesë se Seheri nuk është në dhomë por e ka marrë Aliu me Fëratin. Si të mos mjàftonte, Jamani merr edhe një telefonatë të rèndë nga Nedimi, i cili i thotë se me shumë mùndësi, e kanë hùmbur njëherë e mirë nga duart Jusufin, i cili tashmë është làrguar nga jetìmorja së bashku me Seherin. I xhìndosur nga situata, Jamani ùrdhèron që ta kërkojnë menjëherë Seherin. Edhe pse kalojnë disa orë, asnjëri prej trupròjave të tij nuk arrin të sjellë asnjë lajm për vendodhjen e Seherit dhe Jusufit.

Ky i fùndit, bie të flejë së bashku me Seherin, por zgjohet brenda pak minutash, duke kërkuar të shohë xhaxhanë e tij. Me kèqardhje, Seheri i tregon se për shkak të rrègullave të jetímores, ato e kanë të ndàluar të shkojnë përkohësisht në vilën e xhaxha Jamanit. Sakaq, Begymi merr një telefonatë me shumë rèndësi nga shoqja saj detèktive. Ajo ka arritur të mblèdhë çdo infòrmacion për Kirazin dhe i komunikon Begymit se Kirazi po kërkohet nga pòlícia për dy akùza; për vjèdhje si dhe për plàgosje e arràtisje të menjëhershme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*