AMANETI/Jusufi arrátiset nga jetímorja

Begymi shkon pranë sulltanës teksa Aliu ndodhet ende në kómisariat. Që të dyja ‘festojnë’ ikjen e Kirazit, që e mundësoi vetëm Sulltana, pasi Begymi nuk po ia dilte dot e vetme. Ajo e ka kuptuar natyrën e Sulltanës, ndaj di edhe se çfarë duhet të bëjë për të fituar ende më shumë pëlqimin e saj, duke shpresuar që të ketë ndikim edhe tek Aliu. Hallë Sulltana është shpresa e vetme që Begymit i ka ngélur, për të bërë për vete sërish Alinë. Sulltana mahnitet teksa hap dhuratën e paketuar, dhe shikon një byzylyk të artë.

Nga ana tjetër, të gjithë presin me padurim ditën e nesërme, pasi avókati u jep shumë shpresa për të marrë Jusufin, aq sa Seheri menjëheër fillon përgatitjet e ushqimeve për ta pritur nipin e saj. Selimi e telefonon dhe ‘e krítíkon’ që nuk e ka përdorur atë mundësi për të marrë kújdestarinë e Jusufit për vete njëherë e mirë, por Seheri kúndërshton duke thënë se Jusufi ka névojë për xhaxhanë e tij aq sa ka nevojë për të. Gjithë bísedën mes tyre, e dëgjon edhe Jamani përtej derës së dhomës. Gjatë asaj kohe, Jusufi po ngácmohet nga djemtë e jetímores.

Ato téntojnë t’i marrin shallin që ai mban në duar, i cili i përket Seherit, dhe teksa Jusufi kúndërshton, në dhomë hyn kújdestarja e tyre, e cila para se të largohet, harron mbi tavolinë çelësin e derës së jetímores. Sakaq, Kirazi ka shkuar të flasë me Alinë, duke i shpjeguar se nuk ka më vend në shtëpinë e tij dhe duhet të bëjë diçka diçka ajo për veten, por Aliu nuk e pranon kúrrsesi ikjen e saj dhe i thekson se është amanet i xhaxhasë së tij të ndjérë, ndaj nuk mund të ikë. Orët kalojnë dhe në qytet bie nata, që zgjon në mendjen e Jusufit dëshirën e ikjes.

Ai pret që të gjithë të flejnë dhe ai të ikë që aty, gjë të cilën e bën, pa rénë në sy të askujt. Po atë natë, Kirazi kthehet në shtëpi sipas fjalëve të Alisë, por Sulltana e réndon shumë ndérgjegjen e Kirazit dhe e détyron që të largohet, fshéhurazi. Aliu shkon në shtëpi, mëson që e ka larguar Kirazin dhe menjëherë ngre në këmbë të gjithë kómisáriatin për ta gjetur Kirazin. Ai vetë e telefonon, por nuk ia del të komunikojë me të. Të nesërmen në mëngjes, në shtëpinë e Jamanit mësohet ikja e Jusufit, gjë që i tmérron të gjithë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*