AMANETI/Jamani vendos të largohet jashtë vendit

Sulltana vazhdon të përgjojë çdo bisedë të Alisë dhe Kirazit. Aliu ndihet më i çliruar nga làrgimi i Begymit nga jeta tij dhe tashmë e lë veten të shprehet më lirshëm para Kirazit. Sulltana pàndeh se të gjitha janë vetëm lojëra màshtrùese të Kirazit, për ta bërë për vete Alinë, ndaj dhe prèt momentin që ta gjèjë atë të vetme, për ta akùzuar me fjalët më të rènda mbi ndèrshmërinë e saj. Kirazi ofèndohet si kùrrë më parë dhe tènton të kùndërshtojë, por Sulltana nuk e lejon. Ajo i bën të qartë se nuk do e lejojë t’a bëjë për vete Alinë.

E përlòtur, Kirazi vendos që të ndryshojë menjëherë sjelljen e saj. Ndryshe nga çdo përgjigje e natyrshme që i kthente Alisë, tashmë ajo është shumë indìferente, e largët dhe e ftohtë. Sjellja e Kirazit vërehet nga Aliu, ndaj ai insìston të dijë se çfarë po ndodh me të, por ajo nuk flet. Edhe Sulltana e vëren atë sjellje, dhe e përgëzon Kirazin që u tregua e bindur. Nga ana tjetër, Jamani telefonon Nedimin në një kohë që Nedimi ndodhet me Zuhalin në zyrë, pasi ajo ka shkuar posaçërisht për të nxjerrë ndonjë fjalë nga Nedimi.

Por, ky i fùndit tregohet vigjilent dhe làrgohet nga ajo për t’iu përgjigjur Jamanit. Në telefonatë, Jamani i kërkon që t’i gjejë anijen e duhur dhe të tërheqë shumën e mjàftueshme të parave, për të filluar një jetë nga e para përtej tèrritorit të Turqísë, ndryshe nuk do mund të jetojë i qetë me Jusufin. Pas telefonatës me Nedimin, Jamani gjen shallin e Seherit, që Jusufi e mbante me shumë fànatizëm. Sapo ai e merr pranë vetes për t’i ndjèrë aromën, një zhùrmë e shpërqëndron dhe me àrmë në dorë, ai del jashtë në oborr.

Àrmën ia drejton Seherit, pa e parë ende se është ajo, dhe e hèq sapo vjen Jusufi. Seheri nuk i tregon se si ka arritur ta gjejë vendodhjen e tyre, por i siguron se askush nuk ka arritur ta ndjèkë dhe nuk i ka treguar askujt për ato të dy. Megjithatë, Seheri kërkon të dijë se çfarë mendon Jamani të bëjë me Jusufin, gjë për të cilën Jamani uléret teksa i thotë se nuk ka më aspàk fùqi për të përballuar hùmbjen e Jusufit sërish, ndaj do bëjë çfarëdo lloj gjëje që të jetë e nèvojshme, për të mos e dorëzuar më në orgànet shtétërore për jetímët.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*