AMANETI/ Jamani lutet që nëna tij të mos vdèsë

Dugju vijon të ketë një sjellje mëse të ashpèr ndaj Aliut, gjë që nuk e vëren vetëm Aliu por i gjithë ekipi. Megjithatë, janë të dètyruar të punojnë bashkë për hir të operacionit të ri që kanë marrë përsipër. Pasi shkojnë në vendin ku do inspektojnë, Vollkani gjen një mënyrë të shpejtë se si t’a mbýllë Aliun brenda një ndërtese të bràktisur, por duke e bërë që të duket si një gjë e rastësishme ku dera bllòkohet. Vollkani mendon se shpëtoi nga Aliu por brenda me të ka mbetur edhe Dujgu. Në anën tjetër ndodhet Jamani me Seherin, që zgjohen nga gjumi nga nipi tyre Jusufi.

Ato vërejnë se janë zgjuar më vonë se zakonisht dhe njëkohësisht vërejnë se sa shumë është rritur Jusufi që është përgatitur vetë për në shkollë. Jamani shoqëron Jusufin deri në oborr, më pas kthehet në kuzhinë ku do gatuajë omletën e preferuar të Seherit, vetëm për hir të saj. Seheri gjithashtu i shkon pranë dhe gatuajnë një mëngjes edhe për Zijain. Ky i fundit, tregon se ka telefonuar nënën e tij por telefoni saj rezulton të jetë i fikur. Xhengeri dètyrohet të gènjejë dhe i thotë se ajo ka telefonuar në telefonin e shtëpisë, për të lajmëruar se ka filluar teràpinë dhe nuk do mund të përgjigjet në numrin e saj personal më.

Por, pas mëngjesit, Zijai do dëgjojë fare rastësisht një bisedë në kuzhinë, mes Neslihanit dhe Adaletit. Ato përmendin të gjitha lìgësitë që Xhanana ka bërë kùndrejt Jamanit, kùndrejt Seherit dhe të dyve bashkë si çift. Xhanana në ato momente, po lundron në paratë që zhvàti, si dhe i dërgon fotografi të dashurit të saj për t’a bindur që i ka paratë tanimë. Megjithatë, Xhanana nuk është ngopur ende, sepse tani ka etje për hàkmarrje ndaj Jamanit dhe për t’ia arritur qëllimit, ajo mendon të përdorë Zijain, pa ndjerë aspak mëshìrë për të. Xhanana e telefonon dhe Zijai pranon të takohet, pa i lënë të kuptojë aspak se çfarë ka dëgjuar e mësuar për të.

Fillimisht, ai pàndeh se Xhanana është pènduar dhe ndodhet aty për të takuar djalin e saj, por kupton se ajo vetëm po e nxìt kùndër Jamanit dhe po i kërkon orën e dorës që ai i ka blerë. Zijai e përqafon shumë fort, duke e bërë atë të mendojë se ia doli, por shumë shpejt nxjerr gèrshërët e luleve nga xhepi dhe e plàgos Xhananën derisa ajo bie në tokë pa ndjenja. Jamani dhe Seheri nxitojnë tek ato të dy pasi kanë ndjèkur nga pas Zijain, i cili vetëm i përsërit Jamanit se nuk do lejojë njeri t’a lèndojë atë. Seheri largon Zijain ndërsa Jamani lutet që nëna tij të mos vdèsë, pasi nuk do që vëllai tij të jetë vràsès.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*