AMANETI/Jamani merr një vendim lidhur me Jusufin

Seheri kupton se çfarë ka bërë Jamani, ndaj menjëherë e telefonon atë. Thirrja e parë, ashtu si dhe gjithë të tjerat që ajo bën më pas, janë të gjitha pa përgjigje. Jamani ka marër një vendim, dhe nuk do kthehet për asnjë lloj arsyeje. Pasi shikon të gjitha thirrjet nga Seheri, ai telefonon Nedimin. Ky i fundit, i tregon Jamanit se Seheri nuk ka rreshtur së telefonuari edhe të, por Nedimi nuk i është përgjigjur. Ai pyet Jamanin se çfarë ka vendosur të bëjë me Jusufin, nëse do e dòrëzojë para shtétit siç i kërkohet apo jo.

Jamani përgjigjet duke i lénë të dijë se nuk do e dërgojë sërish Jusufin në jetímore por do luftojë për të, ndërsa për Seherin, i kërkon që t’i përgjigjet në telefonatën e rradhës, por t’i thotë se nuk di asgjë se ku është fshéhur Jamani me Jusufin. Më shumë nga të gjithë, Ikbali do jetë ajo që do tmérròhet nga gràbítja e Jusufit nga ana e Jamanit. Së bashku me Zuhalin, ato disktuojnë se çfarë duhet të bëjnë tashmë që situata u ka dalë fare nga kòntrolli dhe mbi kokë u janë hapur pròbleme të cilat as që i çonin nëpër mend.

Nga ana tjetër, Aliu i tregon hallës së tij, Sulltanës, se si Kirazi i është bashkuar familjes së tyre, teksa ia mbàthte nga vëllai saj pròblematik. Sulltana e dëgjon deri në fund edhe kur Aliu i thekson se xhaxha Osmani ia ka lénë amanet atë, por asnjë nga fjalët nuk e bind që të ndryshojë sjellje. Të nesërmen në mëngjes, Kirazi shtron sofrën për të tre, por Sulltana nuk i bashkohet, duke treguar kështu indínjatën e saj. Sapo fillon ta oféndojë e kércénojë Kirazin, në sallon vjen Aliu, i cili e krítíkon hallën e tij dhe i kujton se nuk duhet t’i flasë në atë mënyrë Kirazit.

Sulltana largohet dhe ato të dy mbesin të vetëm, por ajo i pérgjon. Ajo dëgjon Kirazin tek i thotë Alisë se nuk duhet t’i flasë ashtu hallës së tij pasi është më e madhja në atë shtëpi dhe se nuk është dashakéqëse por flet në atë mënyrë nga dhémbja e madhe që ndjén. Aliu e dëgjon Kirazin dhe i premton se për asnjë arsye në botë nuk do tërhíqet nga mbròjtja saj. Sapo Aliu largohet, Sulltana oféndon sërish Kirazin duke i menduar fjalët e saj si një mënyrë màshtruese për të bërë për vete Alinë. Pak çaste më vonë, në shtëpi troket Begymi, tepër e lumtur nga ikja e Kirazit, e cila e lë të shtàngur kur i hap derën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*