AMANETI/ Jamani lexon ditarin e Seherit

Aliu me Dujgunë mbesin të vetëm në shtëpinë ku Vollkani i ka zènë pèng, ndërkohë që Vollkani del në oborr, ku fillon të hapë vàrrin për Aliun. Ky i fundit, i jep sinjal Dujgusë që ajo t’i afrohet e t’a ndihmojë me heqjen e lìtarit nga goja, gjë që Dujguja e arrin. Menjëherë sapo i lìrohet goja, Aliu rrëfen para saj gjithçka që Vollkani ka bërë, vetëm që Jasemini të bùrgosej dhe ai të hìqej si hèroi tyre. Dujguja e dëgjon e shòkuar, po ashtu si Vollkani që futet brenda në shtëpi shumë vonë, pasi Aliu ka rrëfyer çdo gjë dhe normalisht, Dujguja e ka besuar.

Tani as Vollkani nuk e mohon dot se çfarë ka bërë por vetëm jùstifikohet para saj, duke i thënë se çdo gjë e ka bërë nga dashuria e madhe që ka për të dhe se nuk duron dot t’a shohë aq të dhënë pas Aliut. Mes lòtësh nga zhgènjimet e njëpasnjëshme, Dujgu i thotë se e urrèn me zemër dhe se po ta kishte në dorë, do e kishte vràrè. Duke mos parë zgjidhje tjetër, Vollkani që gjithashtu përlòtet, i ùlet në gjunjë Dujgusë dhe i premton se ai mund të zgjidhë çdo gjë, mjafton që ajo të pranojë të jetë përgjithmonë e tij, të jetojnë përherë bashkë, larg të gjithëve dhe vendit ku kanë jetuar deri më tani.

Ai i premton jo vetëm se do e lërë të lìrë Aliun por edhe se do e shpëtojë Jaseminin nga bùrgu. Premtimet e tij tùnduese, bëjnë që Dujgu të lërë pas krahëve çdo gjë, vetëm për të shpëtuar dy më të dashurit e saj, Aliun dhe Jaseminin. Sapo Vollkani del nga dera, Aliu i kërkon të refuzojë e të mos ia mbàthë me Vollkanin, sepse kanë zgjidhje të tjera shpëtimi, por Dujgu nuk pranon, pasi ka frìkë se çmènduria dhe sëmùndja Vollkanit do sjellin fundin e të gjithëve. Në anën tjetër ndodhet Jamani, duke pritur Seherin që po bën seancën e rradhës tek dòktor Azizi.

Rastësisht, ai gjen ditarin e saj në makinë, që e ka ngàtërruar Jusufi. Në ditar, Seheri ka shkruar një ëndërr që një natë më parë ka përjetuar në ëndërr dhe ndonëse nuk e ka përmendur emrin e Jamanit, ai e di se e ka për të, puthjen e rrèmbyèr në ëndërr. Brenda në klìnikë, Seheri kërkon të dijë nga dòktor Azizi, thjesht shpjegimin e ëndrrave. Sipas shpjegimit që ai i bën, Seheri afrohet ende më shumë me Jamanin dhe pasi kthehen në shtëpi pas seancës, ato nisin të zbukurojnë gjithë vendin për organizimin e ditëlindjes së Jusufit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*