AMANETI/Jamani dèbohet duarbosh

Nëna e Fëratit, Nadirja,  shkon në lokalin e Selimit dhe i tregon atij se Seheri së bashku me Jusufin po strehohen në shtëpinë e Alisë, ku e presin të shkojë në mbrëmje. Selimi nuk e ka vënë re aspak gjatë asaj kohe, se atë po e ndjèkin disa makina të zeza me burra të panjohur. Të gjithë janë trupròja të Jamanit që janë në kërkim të Seherit, ndaj i vihen nga pas Selimit duke shpresuar që ai t’i drejtojë për në adresën e saktë. Ashtu ndodh dhe nga takimi mes Selimit dhe Seherit, trupròjat lajmërojnë Jamanin se ku ndodhet Seheri me Jusufin.

Jamani shkon gjithë nxitim në shtëpinë e tyre, në një kohë që Aliu nuk ndodhet aty. Ai del ballë përballë Seherit, pasi kjo e fundit e ka fshèhur Jusufin në dhomë dhe Kirazi i ka vënë kufje që të mos dëgjojë çfarë po ndodh jashtë. Seheri qëndron sypatrèmbur para tij, por Jamani i betohet se do ia màrrë Jusufin dhe se kjo është çështje disa orësh ose maksimumi një dite. Ajo kùndërpërgjigjet duke i kujtuar se shtéti ia ka dhènë asaj kujdestarinë dhe Jamani nuk bën dot asgjë për këtë fakt. Biseda mes tyre ndërpritet me ardhjen e Alisë.

Mes kërcénimesh, Aliu arrin ta dèbojë Jamanin që aty, por duarbòsh, pa e marrë dot Jusufin. Megjithatë, para se të largohet, Jamani fillimisht i betohet Seherit se do e paguajë gjithçka që po bën e më pas lë trupròjat para shtëpisë së Alisë që të ruajnë Seherin mos tènton të arràtiset gjëkundi me Jusufin, dhe vetëm ashtu largohet. Pasi ikën Jamani, Aliu shpreh gjithë mllèfin që i shkàktojnë màfíozë të tillë, por Seheri e kùndërshton. Edhe pse mes lòtësh, Seheri i betohet se Jamani nuk është ashtu siç duket dhe se e kupton fare mirë.

Sipas Seherit, ai ndodhet në një rrugë pa krye dhe kjo i ka shkàktuar pànik duke menduar se mund ta hùmbasë njëherë e mirë nipin e tij. Aliu nuk është dakord me Seherin, por biseda me të i ndërprìtet sepse Sulltana vjen ta krìtikojë Alinë që merr përsipër të tjerë persona për t’i mbròjtur. Përtej gjithë fjalëve të àshpra të Sulltanës kùndrejt Kirazit e Seherit, Aliu dëgjon Kirazin teksa tènton të bindë Seherin se Sulltana nuk është aspak e kèqe por flet ashtu nga dhèmbja që ka në zemër për hùmbjen e xhaxha Osmanit. Të nesërmen në punë, lumturia Alisë për Kirazin shùhet kur mëson se në Stamboll, një detèktiv po bën kërkime mbi të.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*