AMANETI/Dashuria bashkon Seherin dhe Jamanin në mes të natës

Aliu me të gjithë të afërmit e tij dalin nga spítali, dhe secili prej tyre përveç Alisë, është me sytë e përlòtur. Sapo Aliu tregon që i duhet t’i dalë para në aeroport hallës së tij, Sulltanës, Begymi vetofrohet për t’ia héqur atë bàrrë mbi supe Aliut, dhe ky i fundit pranon. Kirazi qëndron gjithë kohës me Nadiren, së cilës i tregon gjithë shqétësimin që ka për Alinë, që ende nuk e ka léshuar veten dhe të nxjerrë jashtë gjithë dhémbjen që i ka shkàktuar hùmbja e njeriut të tij të dashur. Ftohtësia e Alisë, e fríkëson shumë Kirazin.

Nga ana tjetër, Aliun e marrin në jetímore, pasi përshëndetet edhe njëherë me Seherin dhe Jamanin, ku ky i fùndit i kërkon me patjetër që të qëndrojë i fortë. Brenda në jetímore, Jusufi ia kalon si mos më kéq, ku përqeshet nga dy djem të tjerë, Xhenku dhe Muharremi, por për fat gjen edhe një shoqe të quajtur Lejla. Nga mérzia se askush nuk po shkon ta marrë, Jusufi nuk pranon as të hajë e as të pijë, por më pas i kujtohen fjalët e tezes së tij që i kërkoi të dëgjonte çdo fjalë të kùjdestareve, dhe kështu ulet të hajë bashkë me të tjerët.

Nata bíe dhe deri më atë moment, sytë e Seherit nuk kanë ndàluar aspàk së lòtuari. Ajo, Zijaja dhe Adaleti me Neslihanin fríkësohen shumë për Jusufin. Gjatë gjithë kohës, Seheri qëndron në dhomën e Jusufit duke parë rrobat dhe lodrat e tij, derisa vendos të mos qëndrojë duarkryq, por ngríhet, merr një taksi dhe shkon para jetímores. Pa ditur gjë, rastësisht, dashuria për Jusufin e bashkon Seherin me Jamanin në po të njëjtin vend. Lòtët e Seherit ndàlojnë nga shòkimi, kur Jamani mëson nga Nedimi se Jusufi nuk është màrrë nga një kòntroll rutinë por për shkàk të një pàdie që është bërë për të.

Ndërkohë, Aliu, e léshon veten për herë të parë që prej momentit që mbýlli sytë Osmani. Ai qàn teksa përqafon Kirazin dhe fton edhe atë të lirohet duke qàrë. Hùmbja është shumë e madhe për të dy, por Aliu ndihet mirë që të nxjérrë mérzinë vetëm në prezencë të Kirazit. Sakaq, në shtëpi, Zijaja është tmérruar nga ideja se ku do qëndrojë Jusufi. Ai kap nga xhaketa Jamanin duke i kërkuar me patjetër që ta sjellë Jusufin në shtëpi sepse atje do e lénë pa ngrënë dhe do e rràhin. Zijaja vazhdon ashtu derisa Seheri arrin ta qetësojë duke e bíndur se nuk janë më kushtet e tilla.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*