AMANETI/ Aliu kùndërshton vendimin e Dujgusë

Seheri vijon me seancën e rradhës tek dòktor Azizi, i cili pikërisht atë ditë i thekson rëndësinë e ëndrrave dhe se si vijnë ato në gjumin tonë. Seheri çuditet shumë nga shpjegimi tij, ndaj i tregon se çfarë ka parë ajo në ëndërr, sepse vetë nuk i jep dot kuptim. Shpjegimi i Azizit, do bëjë që Seheri të afrohet ende më shumë me Jamanin, pasi siç edhe dòktori ka kuptuar, Seheri dhe Jamani janë shumë të afruar por Seheri krijon mure mes tyre, për shkak të kujtesës së humbur. Pasi përfundon seancën nga ku ndahet shumë e lumtur, Seheri dhe Jamani kthehen në shtëpi.

Gjatë kohës që Seheri ndodhej brenda në klìnikën e dòktor Azizit, Jamani ka gjetur ditarin e Seherit, ku ajo kishte shkruar se në ëndërr, e kishte parë veten duke i rrèmbyèr një puthje në buzë atij, dhe kjo e gëzon Jamanin. Pasi kthehen në shtëpi, ato fillojnë me dekorimin e sallonit, për ditëlindjen e Jusufit, që është ditë shumë e shënuar për të dy. Në anën tjetër ndodhet Vollkani, duke hapur gropën e madhe për t’i krijuar një vàrr Aliut. Ky i fundit dhe Dujguja, vijojnë të jenë brenda në shtëpinë ku Vollkani po i mban pèng dhe me pak sàkrificë, Dujgu mbërrin pranë Aliut.

Ajo arrin t’ia lìrojë gojën dhe menjëherë ai shfrytëzon rastin për t’i treguar Dujgusë çdo gjë që Vollkani ka bërë kùndër Jaseminit, vetëm që ajo të mbetej ne nevojën e tij, ku ai do i paraqitej si hèro. Dujgu e beson pa dýshuar për asnjë çast, ndërsa Vollkanit i drejtohet duke i thënë se sa shumë e urrèn atë. As Vollkani nuk e mohon dot atë që ka bërë por i betohet Dujgusë se e dashuron atë në mënyrë të pakòntrolluar dhe do bëjë çdo gjë për të, mjafton që ajo të pranojë të jetë e tij e të jetojnë përgjithmonë sëbashku, larg të gjithëve që njohin.

Përciptazi, Vollkani tregon një plan se si mund t’a shpëtojë Jaseminin nga bùrgosja e padrèjtë dhe duke i premtuar edhe shpëtimin e Jaseminit edhe jetën e Aliut, të cilin për hir të saj nuk do e vràsè. Dujgu nuk sheh asnjë rrugë zgjidhje tjetër, prandaj e pranon propozimin e Vollkanit, ashtu mes lòtësh, edhe pse Aliu i bën me shenjë gjatë gjithë kohës se nuk duhet t’a pranojë diçka të tillë. Pasi Vollkani largohet, Aliu sërish i thekson se ajo nuk është e dètyruar t’ia mbàthë me Vollkanin për t’i shpëtuar ato, por Dujgu insiston se është e vetmja rrugë shpëtimi për të gjithë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*