AMANETI/ Aliu nuk ja del dot të shpëtojë Dujgunë nga Vollkani

Jamani dhe Seheri po mendojnë për dhuratën që do i bëjnë Jusufit, por ende nuk kanë asnjë ide. Për shkak të kujtesës së humbur, Seheri e ka ende më të véshtirë që të zgjedhë një dhuratë për Jusufin, pasi nuk di se çfarë i pëlqen atij. Ajo zgjedh të pyesë Jamanin se çfarë ka dashur ai në moshë të Jusufit dhe kështu, Jamani i tregon asaj se ka qenë në moshën e Jusufit kur janë bràktisur nga nëna tyre dhe gjëja që nuk kishte fare, ishin çorapët, pasi i kishte hequr për t’ia dhënë Zijait, sepse ai sëmùrej më shpejt se të gjithë. Pasi dëgjon Jamanin, Seheri thotë me kéqardhje se ajo nuk mban mend çfarë donte në atë moshë.

Vetëm pak çaste më vonë, Jusufi vjen në shtëpi bashkë me një shoqe nga klasa tij. Jamani dhe Seheri, si dhe Zijai me Çiçekun, zgjedhin që t’i shoqërojnë fëmijët në lojën e tyre, pasi ato u përgjèrohen, sepse nuk luajnë dot vetëm dy persona. Teksa luajnë, Çiçeku dhe Zijai njihen më shumë me njëri tjetrin sepse qëndrojnë për minuta të tërë të fshèhur në një dhomë dèpo, ndërsa Seheri me Jamanin afrohen aq shumë me njëri tjetrin, saqë Seheri ndihet në síklet nga prekja fizike me Jamanin dhe nxiton për në dhomën e saj.

Në anën tjetër ndodhet Dujgu, e vetme në shtëpinë ku e ka lënë të lídhur Vollkani, sepse ky i fundit ka shkuar të blejë disa iláçe në fármaci. Gjatë asaj kohe, Káraja merr informacion se ku është parë duke blerë Vollkani dhe me nxitim dërgojnë një ekip atje. Ndërsa Dujgu, është e vetme në shtëpi por shikon se ku ndodhet telefoni i harruar i Vollkanit. Me shumë përpjekje, ajo arrin t’a marrë telefonin dhe me disa tentativa, ajo gjen kòdin e celularit. Pa humbur fare kohë, ajo telefonon Aliun dhe i tregon se ku po mbahet pèng nga Vollkani.

Aliu nxiton për në atë vend, i heq lítarët asaj dhe nxiton për t’u arràtisur të dy, por Vollkani e gòdet me diçka të fortë pas koke dhe arrin t’i marrë të dy si péngjét e tij. Një natë e tërë kalon dhe Dujgu është shumë e fríkësuar për gjendjen e Aliut, të cilin Vollkani refuzon t’a ushqejë. Për shkak se Dujgu është aq e shqètësuar për të dhe po i lutet Vollkanit që të ndajë edhe me të ushqim, Vollkani acàrohet ende më shumë dhe nxjerr àrmèn, për t’ia drejtuar Aliut. Ky i fundit, e di se shqètësimi më i madh i Vollkanit është se ai do rrëfejë gjithë kúrthin që i ka bërë Jaseminit, por megjithatë nuk i fríkësohet atij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*