Alekta Vejsiu sapo paralajmëroi serialin e ri në Tv Klan (VIDEO)

Alketa Vejsiu ka paralajmëruar projektin e saj më të ri në Televizionin Klan.

Moderatorja e njohur shqiptare ka ndarë në Instagram, disa momente të këndshme buzë detit, ku shfaqet me miqtë e saj pranë një zjarri të madh.

Alketa lë të kuptohet se programi i ri do të ketë lidhje me muzikën, që mbetet një nga pasionet më të mëdha të moderatores.

“Muzike Shqip. @kejsitola #timekemua Zjarri Deti. #frymezim Gati per serialin e ri ne @rtvklan”, shkruan ajo.

Më pas Alketa ka ndàrë disa detaje të tjera në një postim në Instastory, ku shprehet se ende nuk është vendosur emri i “Live Show”-t të ri.

Ajo madje kërkon ndihmën e ndjékësve të saj për të gjétur një emër:

“Live Show më i ri, si do të donit të quhej?”

Epo e kemi të vështirë të themi një emër, pasi do të na duhen pak më tepër detaje në lídhje me këtë program!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*