Aktorja e njohur turke del pozitive me Koronavìrus

Aktorja turke Cansin Çekili ka dalë pozitive me Koronavìrus. Aktorja është e njohur nga roli i “Ajselit” në serialin “Erkenci kus”, serial i cili është transmetuar në Shqipëri me titullin “Një puthje në errësirë”.

Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja me një postim në rrjete sociale duke treguar se ka bërë testin për Koronavìrus dhe i doli pozitiv. Ajo është vetìzoluar për të shmangur kontaktin me familjarët dhe uron që të bëhet mirë.

“Mendova ta ndàja me ju këtë kur gjithçka të kishte mbaruar por ndihem e shqetésuar. Javën e kaluar shkova në spìtal pasi prej 20 ditësh kam patur bronkit dhe alergji”, thotë aktprja e njohur turke.

“Bëra testin dhe rezultati doli pozitiv. Erdha në shtëpi dhe u vetëìzolova në dhomën e time, aty ku vazhdoj të jem edhe tani sepse në shtëpi kam nënën dhe vëllain”, tha ajo.

“Të jesh e inféktuar është kaq e vështirë dhe e lodhshme sepse ke frikë mos infékton edhe të tjerë. Duhet të jem e kujdesshme dhe kam dëgjuar shumë gjëra për këtë sémundje”, shtoi ajo më tej.

“Tani nuk shijoj dhe nuk nuhas dot asgjë. Besoj se do të bëhem mirë dhe do të jem e qetë vetëm kur të mësoj rezultatet e testeve të familjarëve. Uroj të jenë negativë. Kujdesuni për veten dhe qëndroni në shtëpi”-shkruan aktorja.Oyuncu Cansın Çekili korona virüse yakalandı

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*