Aktorja e famshme turke heq dorë nga aktrimi dhe nis një aventurë të re

Aktorja Neslihan Atagul prej dy muajsh është vetë-karantinuar së bashku me bashkëshortin e saj dhe ka ndërprérë xhirimet në serialin “Vajzat e ambasadorit”.

Nuk dihet ende kur do të rifillojë ky serial në televizionin turk, prandaj Neslihan ka vendosur të merret me diçka të re.

Aktorja ka hequr dorë nga aktrimi për pak kohë, për t’ju përkushtuar projektit të saj të ri. Neslihan do të publikojë një revistë online me titull “Hadsiz”.Neslihan Atagül (With images) | Beautiful hair, Hair styles ...

Aktorja është shumë e emocionuar për këtë projekt të ri dhe revista e saj do të përmbajë tema interesante, intervista dhe të ftuar të famshëm.

Bëhet e ditur se revista do të publikohet në Instagramin e aktores në 1 qershor. Ajo e ka lënë surprizë emrin e të ftuarit të parë.

Tani e tutje aktoren do ta shohim më të përkushtuar në këtë projekt ndërsa rikthimi i saj në ekran mbetet i paditur për shkak të situatës së pandemisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*