Aktori i njohur turk kàpet ‘màt’ me të dashurën në plazh (FOTO)

Aktori turk Tolga Saritas është shumë i njohur tashmë edhe në Shqipëri. Ai ka luajtur në seriale shumë të ndjékur dhe është një nga aktorët më të suksesshëm. Së fundmi Tolga ka qenë në vëmendje të mediave turke për lidhjen me stilisten Zeynep Mayruk.

Çifti ka nisur pushimet dhe janë fotografuar nga pàparàcët. Ata ndodhen në destinacionin turistik shumë të frekuentuar nga turistët, në Çeshme. Pas diellit të fortë, çifti u nis për në det për të notuar dhe ky është pikërisht momenti kur ato u kapën ‘mat’.

Çifti u fotografua teksa ecnin së bashku dhe siç shkruajnë mediat turke partnerja e Tolgës kontrolloi me sy nëse pàparàcët po i fotografonin.

31-vjeçarja bukuroshe Mayruk mori një masë paraprake për t’iu fshehur kamerave duke u mbështjéllur një peshqir rreth belit ndërsa lëvizte drejt detit.

Tolga Saritas, 29 vjeç dhe Zeynep Mayruk, 31 vjeç janë prej kohësh në një lidhje dhe duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Duke shkëlyqer  me serialin ‘Güneşin Kızları’, Sarıtaş mori rolin kryesor në serinë televizive të publikuar në ekranin e “Star TV’. Pastaj u shfaq në ekran sërish  në rolin e ‘Ferhat’ dhe ‘Shirin’, të cilët mbetën në ekran për një kohë të shkurtër.  

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*